Pjesë e paradës së shqiptarëve në Nju Jork, që u zhvillua më 10 qershor ishte edhe çifti, Gëzim dhe Angjelina Nika.
Nika foli plot emocion për paradën dhe tha se çdo vit pjesëmarrja në të është edhe më e madhe.
Ndër të tjera ai u shpreh se “e dua Shqipërinë më shumë se jetën”.
Gëzim Nika: Çdo vit vjen dhe më e madhe parada e shqiptarëve në Nju Jork. Kemi 26 vjet në Amerikë. Morëm të dy bashkë njëri-tjetrin e nuk jemi bërë pishman. E dua Shqipërinë më shumë se jetën. Valltarët e duan shumë vallet shqiptare.
Blendi Fevziu: A ka shumë valltarë?
Gëzim Nika: Këtë moment Angjelina ka 350 nxënës që i mëson çdo javë. Këngën e “Shotës” e mësojnë dhe ata.
Blendi Fevziu: Si ndihesh?
Gëzim Nika: Sot ndihem si në Shqipëri. Sot mendoj se ka qenë më shumë se 10 mijë veta./Opinion.al