Gentjan Lalaj, një nga 17 të akuzuarit nga SPAK për grup të strukturuar kriminal për kultivim kanabisi në zonën e Pukës, në një lidhje me Skype për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus mohon këto akuza dhe përfshirjen.
Në intervistën e dhënë nga arratia pasi është në kërkim, Gentjan Lalaj thotë se përgjimet mes tij dhe kushërinjve e njerëzve të tjerë të tij që janë në dosjen e SPAK, nuk kanë të bëjnë me kultivimin e kanabisit.
Por sipas 26-vjeçarit, ai dhe vëllai i tij ishin rrëmbyer disa kohë më parë nga persona të maskuar dhe u kërcënuan mos të flisnin, duke mohuar që të ketë qenë vetë i përfshirë në kultivimin e kanabisit.
Spartak Koka: Në rast më nxjerrin, ju thua ti, nuk kam me çfarë t’i laj borxhet. Kush duhet t’ju nxirrte dhe kush ju ka shkatërruar me Samuelin? Sipas SPAK, kjo çështje lidhet me shkatërrimin e lëndëve narkotike në një zonë të caktuar të Pukës.
Gentjan Lalaj: Aty në Pukë ti e ke parë rrugën se sa varion nga stanet deri tek shtëpia ime. Asaj rruge duhet me ec në 3 të natës, duhet me ec pa drita, sepse gjatë Verës, unë nuk mund të komandoj njerëz. Aty të marrin maska, të zhdukin njerëzit e atyre të mëdhënjve. Ata të zhdukin natën. Unë vetë personalisht jam marrë peng në atë lloj bisede që sheh ti, jam marrë peng, edhe nëse unë flas një fjalë më të voglën, një fjalë më të voglën, ju kam treguar, nëse folni ju kam treguar kushërinjve të mi, nëse folni një fjalë më të voglën, bëni një tentativë më të voglën unë do futem në borxh se mua do më marrin pasuri, lokal, bagëti krejt dhe do më fusin në borxh.
Spartak Koka: Po kush?
Gentjan Lalaj: Kush? Emra konkretë nuk mund të thuash, me maska, ku mund t’i shohësh me maska. Më kanë thënë, nëse ti flet ty do të të zhdukim komplet. Unë i shkreti i Zotit as nuk kam folur, as nuk kam bërë çështje publike, asnjëlloj gjëje, as nuk e di se kush është fare fare fare. Se çfarë ka bërë shteti unë nuk di. Por unë, që ajo lloj bisede ka qenë në lidhje me këtë ngjarje. Edhe një herë tjetër, 2-3 vjet më përpara, ka qenë vëllai im i marrë peng edhe ai.
Spartak Koka: Nga kush?
Gentjan Lalaj: Për të njëjtën çështje, nga njerëz me maska.
Spartak Koka: E keni bërë denoncimin për vëllain?
Gentjan Lalaj: Nuk kam bërë denoncim të marr në qafë familjen time sepse në veri jeton akoma Lekë Dukagjini, nuk jeton Edi Rama akoma, është Lekë Dukagjini në Shqipëri, në zonën e veriut, aty nëse të rrëshket një fjalë goje aty mundesh me ik./ Tv Klan