Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Shëndëlli, Konispol, ku një 22-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht.
Viktima i identifikuar Kristi Doda 22-vjeç ka qenë duke ngarkuar bashkë me të atin, mjetin e tyre me stiva bari.
Sipas abcnews, i riu ka rënë aksidentalisht nga lartësia e stivës së barit ku ai ndodhej dhe për rrjedhojë është dëmtuar rëndë.
22-vjeçari është transportuar menjëherë në spitalin e Sarandës, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.