Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biden e quan liderin kinez diktator, një ditë pas bisedimeve në Pekin

2023/06/21 at 8:57 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Biden e quan liderin kinez diktator, një ditë pas bisedimeve në Pekin

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e ka quajtur presidentin e Kinës, Xi Jinping, diktator, gjatë pjesëmarrjes në një ngjarje për mbledhje të fondeve në Kaliforni.

Kjo deklaratë e presidentit amerikan vjen një ditë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u takua me liderin kinez në Pekin për bisedime, që kishin për qëllim lehtësimin e tensioneve midis dy superfuqive të botës.

Xi tha se ishte bërë njëfarë progresi në Pekin, ndërsa Blinken shtoi se të dyja palët ishin të hapura për më shumë bisedime.

Kina ende nuk i është përgjigjur komenteve të Bidenit.

Biden, në mbledhjen e fondeve mbrëmjen e 20 qershorit, sipas kohës lokale, tha gjithashtu se Xi ishte vënë në siklet për incidentin e një balonë të dyshuar spiunazhi kineze, që ishte rrëzuar nga SHBA-ja.

“Arsyeja pse Xi Jinping u mërzit shumë, për sa i përket kur e rrëzova atë balonë me dy kuti plot me pajisje spiunazhi brenda, ishte se ai nuk e dinte se [balona] ishte aty”, tha Biden.

“Ky është një siklet i madh për diktatorët. Kur ata nuk e dinë se çfarë ka ndodhur”, shtoi presidenti i SHBA-së.

Vizita e Blinkenit në Pekin – e para nga një diplomat i lartë amerikan në pothuajse pesë vjet – rinisi komunikimin e nivelit të lartë midis dy vendeve. Si Biden, ashtu edhe Xi e përshëndetën takimin si një zhvillim të mirëpritur. Por, Blinken e bëri të qartë se mbeten dallime të mëdha midis dy vendeve.

Uashingtoni dhe Pekini kanë pasur mosmarrëveshje prej kohësh për një sërë çështjesh, duke përfshirë tregtinë, të drejtat e njeriut dhe Tajvanin.

Por, marrëdhëniet janë përkeqësuar veçanërisht gjatë vitit të kaluar. Tani po që afrohen zgjedhjet në SHBA, tensionet me Kinën janë bërë një çështje politike. Disa senatorë republikanë e kanë kritikuar administratën e Bidenit se ka mbajtur qëndrim “të butë” ndaj Kinës./REL

Ju sugjerojmë

(VIDEO)Thyen dhe vodhën një “Tabachino”/ Në pranga 2 persona, procedohen 2 të tjerë
Aktualitet

(VIDEO)Thyen dhe vodhën një “Tabachino”/ Në pranga 2 persona, procedohen 2 të tjerë

17 Korrik, 2025 1:39 pm
Operacioni i spiunazhit/Pranga zv.komandantit të pikës kufitare, informonte serbët
Rajoni

Operacioni i spiunazhit/Pranga zv.komandantit të pikës kufitare, informonte serbët

17 Korrik, 2025 1:24 pm
Reuters: Lini, vendbanimi më i vjetër liqenor i Europës
Kryesore

Reuters: Lini, vendbanimi më i vjetër liqenor i Europës

17 Korrik, 2025 1:21 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së për përsëritjen e zgjedhjeve në Tiranë
Aktualitet

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së për përsëritjen e zgjedhjeve në Tiranë

17 Korrik, 2025 1:07 pm
Ilir Meta nuk mposhtet! Avokati i tij: Prokurorët s’dhanë asnjë shpjegim
Aktualitet

Ilir Meta nuk mposhtet! Avokati i tij: Prokurorët s’dhanë asnjë shpjegim

17 Korrik, 2025 12:49 pm
Aksioni në Theth/Berisha:Hakmarrje e Ramës ndaj banorëve,më 11 Maj ata votuan për PD
Aktualitet

Aksioni në Theth/Berisha:Hakmarrje e Ramës ndaj banorëve,më 11 Maj ata votuan për PD

17 Korrik, 2025 12:47 pm
Afati i Kushtetueses po afron, por Kuvendi i Kosovës vijon të mos konstituohet
Rajoni

Afati i Kushtetueses po afron, por Kuvendi i Kosovës vijon të mos konstituohet

17 Korrik, 2025 12:19 pm
Kërkoi lirinë, Ilir Meta mbetet në burg
Aktualitet

Kërkoi lirinë, Ilir Meta mbetet në burg

17 Korrik, 2025 12:15 pm
Simboli i traditës rumune, mbërrin në portin e Durrësit veliera “Mircea”
Aktualitet

Simboli i traditës rumune, mbërrin në portin e Durrësit veliera “Mircea”

17 Korrik, 2025 12:13 pm
Spiropali nga Ankaraja: Shqipëri-Turqi bashkë për paqen në rajon
Aktualitet

Spiropali nga Ankaraja: Shqipëri-Turqi bashkë për paqen në rajon

17 Korrik, 2025 12:11 pm
Para
Skrapar/Asgjësohen 1000 fidanë kanabis, 39-vjeçari sapo pikas policinë largohet në pyll

Skrapar/Asgjësohen 1000 fidanë kanabis, 39-vjeçari sapo pikas policinë largohet në pyll

Kofirmon rikandidimin, Joe Biden kërkon një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë

SHBA-ja zgjat emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor

Video/ Kanabis, armë gjahu e tyta çifteje, 3 të arrestuar në Korçë

Video/ Kanabis, armë gjahu e tyta çifteje, 3 të arrestuar në Korçë

TE FUNDIT

(VIDEO)Thyen dhe vodhën një “Tabachino”/ Në pranga 2 persona, procedohen 2 të tjerë

(VIDEO)Thyen dhe vodhën një “Tabachino”/ Në pranga 2 persona, procedohen 2 të tjerë
17 Korrik, 2025

Zbardhen 2 vjedhje të kryera me thyerje në të njëjtën tabakino, dje dhe disa ditë më parë. Policia e Tiranës...

Lexo më shumë

Operacioni i spiunazhit/Pranga zv.komandantit të pikës kufitare, informonte serbët

Operacioni i spiunazhit/Pranga zv.komandantit të pikës kufitare, informonte serbët
17 Korrik, 2025

Një operacion i rrallë spiunazhi është duke u zhvilluar këtë të enjte, më 17 korrik, në Kosovë. Lajm që u...

Lexo më shumë

Reuters: Lini, vendbanimi më i vjetër liqenor i Europës

Reuters: Lini, vendbanimi më i vjetër liqenor i Europës
17 Korrik, 2025

Media e njohur ndërkombëtare “Reuters” i ka kushtuar një reportazh zbulimeve në Lin. Përmes një artikulli, Reuters shkruan se kërkimet...

Lexo më shumë

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së për përsëritjen e zgjedhjeve në Tiranë

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së për përsëritjen e zgjedhjeve në Tiranë
17 Korrik, 2025

Kolegji Zgjedhor ka vendosur këtë të enjte të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike për pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com