Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gruaja në Gjermani, por AKU Durrës e gjobit me 1 milionë Lekë në tregun e qytetit

2023/06/15 at 9:06 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gruaja në Gjermani, por AKU Durrës e gjobit me 1 milionë Lekë në tregun e qytetit

Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka shkuar në Durrës për rastin e zonjës Nexhmie Hodo.

Kjo e fundit ka qenë për 25 vjet shitëse ambulante bulmeti në tregun e Durrësit. Në vitin 2017 ia le me marrëveshje banakun vajzës së tezes. Në 21 Maj 2018, AKU Durrës, bën inspektim dhe e gjobit me 1 milionë Lekë të vjetra.

Gjoba vihet në emër të Nexhmies, e cila e paguan edhe pse nuk ka qenë ajo në banak, por kushërira e saj Meremja.

Denoncuesja: Kam tregtuar bulmet tek tregu i fruta-perimeve në Durrës prej 25 vitesh. Më erdhi dita, dola në pension dhe e lashë punën në Dhjetor të 2017-ës dhe në 2018-ën, unë nuk kam shkuar më në treg që të tregtoj. Kontaktova me vajzën e tezes time dhe më tha që “meqë ti po e lë banakun, a ke mundësi që të më ndihmosh?” I lashë mallin, i lashë banakët dhe më ka likujduar kur e ka parë ajo të arsyeshme. Kësaj vajzës së tezes dhe të gjithë shokëve, shoqeve që ndodheshin aty që tregtonin bulmet, i shkon AKU-ja dhe i gjen parregullsi dokumentesh përsa i përket bulmetit dhe vendos një gjobë në emër tim 1 milionë Lekë të vjetra në Maj të 2018-ës në një kohë që unë isha në Gjermani. E pagova gjobën. AKU-ja duhet t’i kërkonte asaj të paktën kartën e identitetit, jam unë Nexhmija apo është Mejremja.

“Stop” i është drejtuar Admistratës së Markatës së Durrësit dhe është takuar me arkëtaren. Kjo e fundit pranon se gabimi i saj është se ka lënë një tjetër tregtar ambulant pas banakut, ndërkohë që në letra figuron emri i Nexhmie Hodos.

Gazetarja: Ndoshta më mirë do të kishte qenë që në atë kohë të mos pranonit marrëveshjen.

Arkëtarja: Këtë e pranoj si gabim se faktikisht 1 muaj, 2 muaj, 3 muaj, mbyllja Nexhit. Kush është Nexhi? Ikën Nexhi në Gjermani bën qejf, vjen e gjen vendin e punës prapë aty, faktikisht, por toleranca e han. Ti nuk je, do të ikësh, edhe do të vish t’i thuash Mondës që lekët e mia do t’i paguajë djali. Tani, unë si t’i them? Jo? Tani kaq gjë nuk do të bëjmë ne? Shkelje është, kaq gjë nuk do të bëjmë ne? Shkelje është, e kuptoj shumë mirë që është shkelje, por po them edhe njëherë se nuk është shkelje se ato lekë janë future në xhep

Nga ana tjetër, njëri nga inspektorët që ka qenë në terren kur u vu gjoba, Lulzim Balani, nuk e kujton rastin.

Gazetarja: Si e keni provuar që personi që keni pasur përballë, ka qenë Nexhmia?

Inspektori: Ka qenë një protokoll se ne iu marrim kartat e identitetit atyre dhe nuk hapet çështja pa emra. Është nje periudhë 5-vjeçare dhe nuk mund ta them në telefon se nuk e di tani. Unë nuk e njoh si fytyrë nëse e shoh përpara.

Si për ironi, rezulton, se në kohën, kur AKU gjobiste zonjën Hodo, kjo e fundit rezulton në Gjermani nga sistemi TIMS.

Denoncuesi: Unë kam kaluar në Mars dhe jam kthyer në Qershor nga Gjermania tek vajza. Kartën unë e kam pasur me vete/ Tv Klan

Ju sugjerojmë

E akuzon për vrasjen e të krishterëve, SHBA bombardon grupin terrorist në Nigeri
Bota

E akuzon për vrasjen e të krishterëve, SHBA bombardon grupin terrorist në Nigeri

26 Dhjetor, 2025 8:04 am
Parashikimi i motit, 26 dhjetor 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 26 dhjetor 2025

26 Dhjetor, 2025 8:00 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

26 Dhjetor, 2025 7:58 am
“Trump sillet sikur është mbret”/ Moderatori i njohur amerikan: Tirania po lulëzon
Bota

“Trump sillet sikur është mbret”/ Moderatori i njohur amerikan: Tirania po lulëzon

25 Dhjetor, 2025 10:49 pm
Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
Bota

Uroi vdekjen e Putinit, Rusia i përgjigjet Zelenskyt

25 Dhjetor, 2025 9:54 pm
Aksident në aksin Levan–Tepelenë, humb jetën 16-vjeçari
Kronikë

Aksident në aksin Levan–Tepelenë, humb jetën 16-vjeçari

25 Dhjetor, 2025 9:00 pm
Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura
Aktualitet

Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

25 Dhjetor, 2025 8:50 pm
Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze
Bota

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

25 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Çfarë e pengon planin e paqes Ukrainë-SHBA? Çështjet kryesore mbeten të pazgjidhura
Bota

Çfarë e pengon planin e paqes Ukrainë-SHBA? Çështjet kryesore mbeten të pazgjidhura

25 Dhjetor, 2025 7:17 pm
Krishtlindje/ Ukraina dhe Rusia kryejnë sulme në territorin e njëra-tjetrës
Bota

Krishtlindje/ Ukraina dhe Rusia kryejnë sulme në territorin e njëra-tjetrës

25 Dhjetor, 2025 6:15 pm
Para
Messi mahnit kinezët me golin më të shpejtë të karrierës së tij

Messi mahnit kinezët me golin më të shpejtë të karrierës së tij

Buzhala: Vetëm NATO mund ta ruajë kufirin e Kosovës me Serbinë

Buzhala: Vetëm NATO mund ta ruajë kufirin e Kosovës me Serbinë

Vodafone Albania mbështet ekipin shqiptar “Special Olympics Albania” në Lojërat Olimpike

Vodafone Albania mbështet ekipin shqiptar “Special Olympics Albania” në Lojërat Olimpike

TE FUNDIT

E akuzon për vrasjen e të krishterëve, SHBA bombardon grupin terrorist në Nigeri

E akuzon për vrasjen e të krishterëve, SHBA bombardon grupin terrorist në Nigeri
26 Dhjetor, 2025

SHBA ka kryer sulme ajrore vdekjeprurëse kundër grupit terrorist Shteti Islamik (IS) në veriperëndim të Nigerisë, njoftoi presidenti amerikan Donald...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 26 dhjetor 2025

Parashikimi i motit, 26 dhjetor 2025
26 Dhjetor, 2025

Ditën e premte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të cilat pas orëve të mesditës gradualisht pritet të...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
26 Dhjetor, 2025

Dashi Do të bëni hapa të mëdhenj në çdo gjë që ndërmerrni sot. Kjo është një kohë fantastike për ju...

Lexo më shumë

“Trump sillet sikur është mbret”/ Moderatori i njohur amerikan: Tirania po lulëzon

“Trump sillet sikur është mbret”/ Moderatori i njohur amerikan: Tirania po lulëzon
25 Dhjetor, 2025

Moderatori i njohur amerikan i talk show-ve, Jimmy Kimmel, ka kritikuar ashpër presidentin e SHBA-së Donald Trump, duke paralajmëruar për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com