Kryeministri i Kosovës Albin Kurti së bashku me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla kanë dalë në një konferencë për mediat lisdhur me rrëmbimin e tre policëve nga forcat serbe.
Gjatë konferencës, ministri Sveçla Sveçla ka deklaruar se autoritetet e Kosovës nuk kanë dijeni se ku ndodhen aktualisht tre policët e rrëmbyer nga serbët.
“Nuk e dimë se ku mbahen policët tanë, Serbia është një vend jo demokrati dhe nuk brengoste për liritë e të drejtat e të burgosurve. Nuk brengoset as deeskalim të situatës aktuale. Këto informata po ndahen me partnerët tanë, edhe kur ishim aty kishte pjesëtarë të KFOR që hetonin rastin. Mund të them sa i takon terrenit të dhënat përputhen por presim deklarim zyrtar të tyre. Gjurmët tregojnë se ky ka qenë një aksion i këtyre dy njësive speciale me numër shumë më të madh se pjesëtarët e policisë tonë kanë qenë”,-Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.