Teksa po vijon operacioni për zbatimin e urdhër-arrestit ndaj ish kreut të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, në Drejtorinë e Policisë janë marrë masa.
Sikurse duket në videon e mëposhtme hyrja e Drejtorisë së Policisë është e mbuluar me një tendë të bardhë, e cila nuk do të lejojë filmimin e momentit kur zoti Dako do të mbërrijë në këto ambiente.
Të paktën 10 masa sigurie raportohet paraprakisht se janë lëshuar këtë të martë nga Prokuroria e Posaçme, ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako dhe ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Durrësit.
Dyshimet janë se urdhër-arrestet vijnë pas të paktën 1 vit hetime nga ana e prokurorëve të SPAK, për legalizimin e një objekti që dyshohet të jetë bërë në mënyrë të jashtëligjshme. Për rastin nuk ka ende një njoftim zyrtar, ndaj mbeten për t’u konfirmuar akuzat që janë ngritur nga SPAK.