Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

AKSHI: Open Data do pasurohet me të dhëna, do të jetë edhe më i aksesueshëm për qytetarët

2023/06/06 at 4:05 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
AKSHI: Open Data do pasurohet me të dhëna, do të jetë edhe më i aksesueshëm për qytetarët

Puna e bërë deri më tani me portalin opendata.gov.al, risitë që ai ka sjellë si dhe gjithçka që është planifikuar për ta zhvilluar e përmirësuar edhe më tej këtë portal, ishin pikat kryesore të prezantimit që Drejtoresha e Inovacionit dhe Promovimit të e-Gov, Romina Kostani, bëri sot në Konferencën e 5-të Kombëtare, “E drejta për Informim, Transparencë, Digjitalizim”, që u organizua nga Komisionieri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.


“Me funksionimin efikas të Open Data, Shqipëria po i jep edhe një mundësi më tepër vetes për të qenë pranë elitës evropiane në fushën e digjitalizimit, një proces që tashmë ka nisur intensivisht 10 vite më parë me e-Albania e që AKSHI po e çon fuqishëm vit pas viti në një rrugë progresive e të pakthyeshme. Angazhimi për ngritjen dhe pasurimin e mëtejshëm të portalit Open Data me të dhëna ka qenë ndër vite pjesë e Planeve Kombëtare të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur, nën komponentin e qeverisjes digjitale”, tha Kostani, e cila më pas e vuri theksin edhe te Plani Kombëtar i Veprimit OGP 2023 – 2025, miratuar së fundmi nga qeveria, e tek mbështetja në eksperiencën e vendeve më të zhvilluara, përmes të cilave do të synohet që Open Data të pasurohet me më shumë të dhëna, të bëhet edhe më e aksesueshme, më e integruar me teknologjitë inovative. Kjo do të shoqërohet dhe me një fushatë të gjerë promovuese për portalin dhe të dhënat e disponueshme në të, me qëllim informimin dhe përfshirjen e qytetarëve, bizneseve, akademisë, kërkuesëve, organizatave të shoqërisë civile, etj., në aksesimin dhe shfrytëzimin e të dhënave të hapura.

Më tej Kostani solli në fokus miratimin e ligjit nr. 33/2022 “Për të dhënat e hapura dhe ripërdorimin e informacionit të sektorit publik”, në përputhje me Direktivën e BE-së (2019/1024- Open data and Re-use of Public Sector Information) të përfshirë në kapitullin 10 “Shoqëria e Informacionit dhe Media”, ku AKSHI është në rolin e bashkënegociatorit. Bazuar tek ky ligj e kjo direktivë po vijohet procesi për hartimin dhe miratimin e disa akteve nënligjore brenda vitit 2023, ndërsa do të zhvillohen aktivitete sensibilizuese për promovimin e të drejtave dhe detyrimeve të parashikuara nga ky ligj brenda viteve 2023-2024.

“Planet tona në dy vitet e ardhshme do të nisin nga kryerja e një Vlerësimi Gatishmërie për të Dhënat e Hapura, çka do të na mundësojë të kemi një pasqyrë të saktë të të dhënave të hapura në çdo institucion. Falë zbatimit të standardeve, informacioni që do të publikohet në Open Data do të jetë më cilësor, teknikisht i saktë dhe lehtësisht i aksesueshëm dhe i ripërdorshëm”, saktësoi Drejtoresha e Inovacionit dhe Promovimit të e-Gov.

Portali Open Data është ndërtuar në zbatim të legjislacionit në fuqi ndërsa së fundmi, kemi një ligj të mirëfilltë për përdorimin e të dhënave të hapura dhe të drejtën e ripërdorimit, me qëllim nxitjen e inovacionit në produkte dhe shërbime.

AKSHI mban peshën kryesore të ngritjes së platformës dhe funksionimit të saj teknikisht, por vetëm falë bashkëveprimit institucional, prej vitit 2018 po bëhet e mundur që Open Data të shërbejë si një dritare e hapur e kategorizimit dhe katalogizimit të punës dhe veprimtarisë së shtetit shqiptar përballë publikut. Nga ana tjetër, kemi një portal të dedikuar për iniciativën globale të Partneritetit për Qeverisje të Hapur https://ogp.gov.al/, ku Shqipëria është pjesë prej 12 vitesh tashmë.

Portali Open Data ofron më shumë se 90 grupe të dhënash në fushat e shëndetësisë, arsimit, sigurisë publike, buxhetit, e-qeverisjes, etj.

Sistemet e ngritura elektronike, të lidhura përmes rrjetit qeveritar GovNet, jo vetëm shkëmbejnë të dhëna falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit por bëjnë gjithashtu të mundur që, veç ofrimit të shërbimeve në e-Albania dhe në portalin OpenData, të publikohen automatikisht të dhëna të hapura që vijnë nga vetë këto sisteme.

Pjesë integrale e Open Data është edhe Regjistri Elektronik për Njoftimet dhe Konsultimet Publike, si një aset i çmuar kur bëhet fjalë për ftesën e hapur që institucionet i bëjnë publikut, në mënyrë që çdo projekt, akt apo ndryshim ligjor më parë të kalojë për diskutim me publikun e gjerë apo grupet e interesit.

AKSHI shpreh sigurinë e plotë se të gjitha institucionet publike shqiptare do të ecin në rrugën e përbashkët të e-qeverisjes së mirë, transparente, të drejtë. Vetëm kështu Shqipëria do të zhvillohet më tej në rrugën e saj drejt familjes evropiane.

 

 

 



Ju sugjerojmë

Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Pezullimi i vizave migratore, reagon Ambasada Amerikane: Nuk preken vizat e vlefshme

15 Janar, 2026 11:41 am
E quajti Trump “mbrojtës pedofilash”, pezullohet punëtori
Bota

E quajti Trump “mbrojtës pedofilash”, pezullohet punëtori

15 Janar, 2026 11:38 am
Spiropali për vizat e SHBA: Nuk ka bllokuar lëvizjet dhe udhëtimin e shqiptarëve
Aktualitet

Spiropali për vizat e SHBA: Nuk ka bllokuar lëvizjet dhe udhëtimin e shqiptarëve

15 Janar, 2026 10:58 am
Danimarka do të forcojë praninë ushtarake në Groenlandë
Bota

Danimarka do të forcojë praninë ushtarake në Groenlandë

15 Janar, 2026 10:33 am
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Po transportonte me makinën e tij 60 kg kanabis, pranga 52-vjeçarit në Krujë

15 Janar, 2026 9:21 am
Gjermania, Suedia, Franca dhe Norvegjia dërgojnë trupa në Groenlandë
Bota

Gjermania, Suedia, Franca dhe Norvegjia dërgojnë trupa në Groenlandë

15 Janar, 2026 9:16 am
Në Iran vijojnë protestat, Trump: Regjimi mund të bjerë
Bota

Në Iran vijojnë protestat, Trump: Regjimi mund të bjerë

15 Janar, 2026 8:53 am
Rriten tensionet në Minneapolis, një oficer qëllon një emigrant
Bota

Rriten tensionet në Minneapolis, një oficer qëllon një emigrant

15 Janar, 2026 8:35 am
Rama foto nga Emiratet e Bashkuara: Vendosen piketa bashkëpunimi mes dy vendeve
Kryesore

Rama foto nga Emiratet e Bashkuara: Vendosen piketa bashkëpunimi mes dy vendeve

15 Janar, 2026 8:32 am
Parashikimi i motit, 15 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i motit, 15 janar 2026

15 Janar, 2026 8:30 am
Para
Rama lavdëron Rishi Sunak për shmangien e politikave ‘të çmendura’ të emigracionit

Rama lavdëron Rishi Sunak për shmangien e politikave 'të çmendura' të emigracionit

Elbasan/ 35-vjeçari dhunon bashkëshorten, gruaja hidhet nga dritarja e banesës

37-vjeçari vjedh 6.8 milionë Lekë nga kasaforta e biznesit ku punonte

Singapori do të zhvillojë garën e fundit të kuajve pas më shumë se 180 vjetësh

Singapori do të zhvillojë garën e fundit të kuajve pas më shumë se 180 vjetësh
















TE FUNDIT

Pezullimi i vizave migratore, reagon Ambasada Amerikane: Nuk preken vizat e vlefshme

Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
15 Janar, 2026

Ambasada Amerikane ka theksuar se DASH po kryen një rishikim të plotë të të gjitha politikave, rregulloreve dhe udhëzimeve për...

Lexo më shumë

E quajti Trump “mbrojtës pedofilash”, pezullohet punëtori

E quajti Trump “mbrojtës pedofilash”, pezullohet punëtori
15 Janar, 2026

Ford ka pezulluar një punëtor i cili i bërtiti Donald Trump gjatë një vizite në fabrikën e saj të martën,...

Lexo më shumë

Spiropali për vizat e SHBA: Nuk ka bllokuar lëvizjet dhe udhëtimin e shqiptarëve

Spiropali për vizat e SHBA: Nuk ka bllokuar lëvizjet dhe udhëtimin e shqiptarëve
15 Janar, 2026

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar për lajmin se qeveria amerikane planifikon të pezullojë lëshimin...

Lexo më shumë

Danimarka do të forcojë praninë ushtarake në Groenlandë

Danimarka do të forcojë praninë ushtarake në Groenlandë
15 Janar, 2026

Danimarka do të rrisë praninë e saj ushtarake në Groenlandë. Lajmi u bë i ditur nga ministri danez i Mbrojtjes,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com