Maks Haxhia, avokati Saimir Tahirit, ka treguar para mediave një bisedë që ish-ministri i Brendshëm ka patur në burg me një kriminel të rrezikshëm që ishte liruar nga burgu.
Haxhia tha se krimineli kishte shprehur keqardhje që po lirohej nga burgu, ndërkohë Tahiri vuante dënimin në qeli.
Avokati: Një person me precedent të theksuar u liria dhe duke dalë i tha zotit Tahir më vjen shumë keq dhe shumë turp që dal unë dhe ti rri në burg
Pyetje: Paska zënë shoqëri Tahiri në burg ?
Avokati: Normale, njeri është dhe ai.
Gjykata e Elbasanit liroi nga burgu Tahirin, i cili do te vazhdoje te kryej dënimin në shtëpi.