Qeveria synon që me ligjin e ri për pronat t’i jepet zgjidhje problemit të pronave në Shqipëri. Në emisionin “Opinion”, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka shpjeguar veçoritë e këtij ligji.
Një ndër format e kompensimit të ish-pronarëve është edhe kombinimi fizik apo miks. Që do të thotë 20% kompensim financiar dhe 80% me kompensim toke në hapësira të lira në gjithë territorin e Shqipërisë.
“Supozojmë që i takon të marri 5 hektarë. Synohet që ky 5 hektarë të jepet i pacopëtuar, e pandarë. Agjencia ka detyrimin t’i thotë 5 hektra ne e kemi në X qytet. I vihet në dizpozicion. Qytetari zgjedh në X bashki të Shqipërisë. Agjencia fillon procedurat për dhënien e sipërfaqes fizike. Shteti ka detyrimin t’i vendosë në dizpozicion këtë formë kompensimi”, tha ministri Manja.