Mësohet se togat e zeza kanë ndryshuar masën e sigurisë për Gjokutaj nga “Arrest në shtëpi”, në “Detyrim paraqitje”.
Gjokutaj akuzohet nga Prokuroria e Tiranës për shpërdorim detyre lidhur me procedurat e kompensimit të një prone me vlerë rreth 1.2 milion euro.
Pas arrestimit Gjokutaj u shtrua në spital për shkak të gjendjes shëndetësore ndërkohë që Apeli i Tiranës i ndryshoi masën nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie”.
Për këtë çështje në “Arrest shtëpie” vijojnë të qëndrojnë Alban Ruli, përmbarues privat dhe Fatmir Hoxha drejtor juridik në Ministrinë e Financave.