Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka reaguar në lidhje me tensionet e djeshme në veri të Kosovës.
Kearns teksa shpërndan një artikull të New York Times për Vuçiçin, dhe lidhjet e tij me grupet e krimit të organizuar shkruan në “Twitter” se në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosen me armë nga Beogradi.
“Inkurajoni këdo që ndjek ngjarjet në Kosovë të lexojë këtë artikull të NYT për Vuçiçin, dhe lidhjet e tij me grupet e krimit të organizuar dhe përdorimin e bandave për t’i realizuar dhe siguruar interesat e tij. Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosen me armë nga Beogradi”, ka shkruar Kearns./Opinion.al