Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

14 maji, Berisha mbledh kandidatët e Bashkive: Rezultati është larg atij që ju meritonit

2023/05/29 at 12:49 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
14 maji, Berisha mbledh kandidatët e Bashkive: Rezultati është larg atij që ju meritonit

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka mbledhur këtë të hënë kandidatët që garuan për koalicionin “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se beteja e opozitës me mazhorancën ishte e pabarabartë.

Teksa iu drejtua kandidatëve duke iu thënë se kanë bërë një punë serioze, Berisha tha se beteja e demokratëve kishte qëllimin më madhor, rikthimin e pluralizmit në qeverisjen vendore pasi PD kishte braktisur zgjedhjet e vitit 2019.

“Ajo që mund të them në tërësi ju si kandidatë keni bërë një punë shumë serioze, keni qenë të vetmit kandidatë që paraqitët alternativë të vërtetë për problemet e bashkive tuaja.

U dëshmuat njohës shumë të mirë të të gjitha problemeve. Studiuat me interes të madh dhe paraqitët zgjidhje për çështjet e keqqeverisjes aktuale dhe një alternativë shumë të mirë për të ardhmen.

Bëtë një fushatë serioze, një fushatë dinjitoze.

Qëndruat të gatshëm në çdo rast për transparencë dhe ballafaqim me rivalët tuaj politikë, gjë e cila kam bindjen se është një detyrim i çdo kandidati dhe politikani që merr pjesë në fushatën elektorale.

Në këto zgjedhje, natyrisht rezultati është larg atij që ju meritonit dhe që pritej.

Por, përsëri duhet të shtoj se beteja jonë kishte qëllimin më madhor, rikthimin e pluralizmit në qeverisjen vendore mbasi për fatin më të keq, PD në një kontribut antihistorik, kishte braktisur zgjedhjet e vitit 2019 dhe në një mënyrë ose një tjetër, bërë të mundur vendosjen e monizmit në Shqipëri.

Sot, në mbarë vendin, në të gjitha parlamentet lokale, ka një opozitë prej qindra këshilltarësh, të cilët i përgëzoj si për punën që kanë bërë dhe për misionin e rëndësishëm që kanë. Opozitë që i jep fund në aspektin parlamentar lokal, monizmit të plotë që ekzistonte.

Opozitë që ka një mision shumë të rëndësishëm për të bërë gjithçka, për të nxjerrë përpara publikut shqiptar, grabitjen e pasurive nga qeveritarët dhe të pasurit, në kurriz të varfërimit dhe përzënies së të varfërve nga Shqipëria.

Nëse nuk kishim asnjë zë dhe deri para 14 majit, opozitarizmi në qeverisjen vendore nuk ekzistonte, tani kjo ka marrë fund.

Përveç kësaj, në disa bashki si Mirdita, Puka, Fushë Arrëzi, Kavaja, Himara, fituan kandidatët e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe unë jam i bindur se këta kandidatë, këta kryetarë bashkie, do bëjnë gjithçka për një qeverisje ndryshe, me qytetarin, për qytetarin”-tha Berisha.

Ju sugjerojmë

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump paralajmëron sulm ndaj Meksikës: Do fillojmë me goditjet tokësore ndaj…

9 Janar, 2026 2:36 pm
Qarqet më problematike, ja si paraqitet situata nga moti i keq
Aktualitet

Qarqet më problematike, ja si paraqitet situata nga moti i keq

9 Janar, 2026 2:31 pm
Berisha me aleatët: Narkoshteti është kthyer në rrezik për Europën
Kryesore

Berisha me aleatët: Narkoshteti është kthyer në rrezik për Europën

9 Janar, 2026 12:19 pm
Rusia lëshon raketën hipersonike pranë NATO-s dhe BE-së
Bota

Rusia lëshon raketën hipersonike pranë NATO-s dhe BE-së

9 Janar, 2026 11:17 am
Përmbytjet në Fier, 80 familje të prekura dhe rreth 700 ha tokë bujqësore nën ujë
Aktualitet

Përmbytjet në Fier, 80 familje të prekura dhe rreth 700 ha tokë bujqësore nën ujë

9 Janar, 2026 9:40 am
Përmbytjet, Rama: Do dëmshpërblehen banesat dhe gjëja e gjallë
Kryesore

Përmbytjet, Rama: Do dëmshpërblehen banesat dhe gjëja e gjallë

9 Janar, 2026 9:30 am
Rama shpjegon arsyet e përmbytjeve: Ndryshimi i klimës, realitet
Aktualitet

Rama shpjegon arsyet e përmbytjeve: Ndryshimi i klimës, realitet

9 Janar, 2026 9:04 am
Qytetarët të përmbytur, Rama: Bëni durim, nuk është nevoja për britma
Aktualitet

Qytetarët të përmbytur, Rama: Bëni durim, nuk është nevoja për britma

9 Janar, 2026 8:45 am
Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 9 janar 2026

9 Janar, 2026 8:36 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

9 Janar, 2026 8:34 am
Para
Von Cramon: Qeveria e Kosovës po rrezikon shumë me manovrat në veri

Von Cramon: Qeveria e Kosovës po rrezikon shumë me manovrat në veri

Korriku 2021, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Tokë

Shangai regjistron ditën më të nxehtë të majit në 100 vite

Berisha për rezolutën e PE: U përfshinë shqetësimet e PD për zgjedhjet

Berisha për rezolutën e PE: U përfshinë shqetësimet e PD për zgjedhjet

TE FUNDIT

Trump paralajmëron sulm ndaj Meksikës: Do fillojmë me goditjet tokësore ndaj…

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
9 Janar, 2026

Donald Trump u shpreh se SHBA-ja do të nisë sulme tokësore kundër karteleve të drogës në Meksikë, ndërsa paralajmëroi se...

Lexo më shumë

Qarqet më problematike, ja si paraqitet situata nga moti i keq

Qarqet më problematike, ja si paraqitet situata nga moti i keq
9 Janar, 2026

Reshjet intensive të shiut dhe dëborës, të shoqëruara me temperatura të ulëta kanë krijuar problematika të shumta në disa qarqe...

Lexo më shumë

Berisha me aleatët: Narkoshteti është kthyer në rrezik për Europën

Berisha me aleatët: Narkoshteti është kthyer në rrezik për Europën
9 Janar, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se Shqipëria është kthyer sot në një rrezik për Europën për shkak të...

Lexo më shumë

Rusia lëshon raketën hipersonike pranë NATO-s dhe BE-së

Rusia lëshon raketën hipersonike pranë NATO-s dhe BE-së
9 Janar, 2026

Ushtria ruse tha se kishte lëshuar raketën hipersonike Oreshnik ndaj një objektivi në Ukrainë, si kundërpërgjigje ndaj sulmit të pretenduar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com