Kur flasim për futbollin, një nga sportet më të dashura e të bukura në botë, tifozeria nuk njeh moshë, gjini e për më tepër profesion.
I tillë është rasti i një prifti, i cili është fiksuar në GSP të Nikosias në finalen mes Omonias dhe APOEL-it për Kupën e Qipros.
Në videon e bërë virale, ai shihet duke mbajtur një megafon në dorë, një shall të Omonias dhe hidhte parullat që tifozët e Omonias ta ndiqnin.
Por në një moment një tifoz e ofendoi, prifti reagoi ashpër dhe u bë gati për t’u përleshur me të. Por më pas, duket u kujtua, bëri kryqin dhe menjëherë mori megafonin për të nisur “punën”.