Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Këshilli i Sigurimit në OKB,Shqipëria dhe SHBA organizojnë takim mbi sigurinë kibernetike

2023/05/26 at 10:21 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Këshilli i Sigurimit në OKB,Shqipëria dhe SHBA organizojnë takim mbi sigurinë kibernetike

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mblodhën bashkë vende anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe ekspertë të njohur ndërkombëtarë në një takim të quajtur “Arria Formula” për të diskutuar mbi sigurinë kibernetike.


Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë fjalës së saj ka theksuar se sulmi kibernerik në Shqipëri është orkestruar nga Irani teksa shtoi se kanë prova të padiskutueshme për këtë akuzë.

Xhaçka tha se akte të tilla përbëjnë kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

“Sulmi kibernetik në Shqipëri, kemi prova të padiskutueshme se u orkestrua dhe u sponsorizua nga Irani. Dëmi u frenua, por ishte një dëshmi e brutalitetit të aktivitetit keqdashës kibernetik. Akte të tilla përbëjnë një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe duhet të trajtohen si të tilla”, tha Xhaçka.

Më tej, ministrja Xhaçka është shprehur se duhet të promovohet një hapësirë kibernetike globale, të hapur, të qëndrueshme dhe të sigurt dhe ka shprehur mbështetjen e plotë të Shqipërisë për këtë.

“Shqipëria mbështet një hapësirë kibernetike globale, të hapur, të lirë, të qëndrueshme dhe të sigurt.”

Teksa ka folur mbi sfidat që ka sjellë siguria kibernetike, Ministrja Xhaçka, e cila bashkëdrejtori takimin me  Përfaqësuesen e Përhershme të SHBA në OKB, Linda Thomas-Greenfield, theksoi se interneti dhe teknologjia nuk janë dhe nuk duhet të përdoren si armë, por se ato duhet të mbeten mjete e forca për të mirën e përbashkët.

“Na takon ne të përcaktojmë rrugën që duhet të marrë teknologjia. Duke identifikuar dhe dënuar sjelljen në kundërshtim me normat ligjore të shtetit dhe duke inkurajuar veprime pozitive për të përmirësuar sigurinë dhe stabilitetin e hapësirës kibernetike, Këshilli i Sigurimit mund të zvogëlojë rrezikun e konfliktit që rrjedh nga veprimet keqdashëse. Shqipëria rithekson pozicionin e saj në favor të një hapësire kibernetike globale, të hapur, të lirë, të qëndrueshme dhe të sigurt, ku respektohen ligjet ndërkombëtare, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, në dobi të zhvillimit social, politik dhe ekonomik”, tha kryediplomatja shqiptare.

Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA në OKB, Linda Thomas-Greenfield, u shpreh se siguria ndërkombëtare kibernetike mbetet një prioritet global, teksa nënvizoi se Këshilli i Sigurimit duhet të marrë një rol udhëheqës në ngritjen e ndërgjegjësimit, dënimin dhe mbajtjen përgjegjës të aktorëve për aktivitete keqdashëse kibernetike.

“Është koha që vullnetin e mirë ta kthejmë në veprime konkrete. Ne mezi presim të punojmë me të gjitha shtetet anëtare për të realizuar qëllimin tonë të përbashkët për një hapësirë kibernetike të hapur, të sigurt dhe të qëndrueshme, nga e cila përfitojmë të gjithë ne”, deklaroi ajo.

Nënsekretarja e Përgjitshme dhe Përfaqësuesja e Lartë e Zyrës së OKB për Çarmatimin (UNODA), Izumi Nakamitsu, deklaroi se parimi i llogaridhënies është thelbësor për të trajtuar shqetësimet mbi besimin dhe mosbesimin në hapësirën kibernetike.

“Detyra kryesore për shtetet anëtare është të marrin në konsideratë se si të zbatojnë normat e sjelljes së përgjegjshme të shtetit në mënyrë që ato të bëhen funksionale”, shtoi ajo.

Takimi ‘Arria Formula’ me temë “Përgjegjësia dhe reagimi i shteteve ndaj sulmeve kibernetike” u bashkëorganizua nga Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara.

Takimi kishte në thelb trajtimin e sigurisë kibernetike, si një çështje kyçe në përgjegjësinë e Këshillit të Sigurimit për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Etiketa: "Arria Formula”Këshilli i Sigurimit në OKBshbashqiperia


Ju sugjerojmë

Armand Duka: Të fitojmë ndaj Anglisë për të kapur vazon e dytë
Sport

Armand Duka: Të fitojmë ndaj Anglisë për të kapur vazon e dytë

13 Nëntor, 2025 11:44 pm
Shqipëria mposht Andorrën, Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit
Kryesore

Shqipëria mposht Andorrën, Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit

13 Nëntor, 2025 10:36 pm
Kuqezinjtë kalojnë në avantazh ndaj Andorrës
Kryesore

Kuqezinjtë kalojnë në avantazh ndaj Andorrës

13 Nëntor, 2025 10:15 pm
Pjesa e parë Andorrë-Shqipëri mbyllet pa gola
Kryesore

Pjesa e parë Andorrë-Shqipëri mbyllet pa gola

13 Nëntor, 2025 9:35 pm
Elbasan/ Mbytet 40-vjeçarja në Shkumbin, policia ndërhynë për nxjerrjen e trupit
Kronikë

Elbasan/ Mbytet 40-vjeçarja në Shkumbin, policia ndërhynë për nxjerrjen e trupit

13 Nëntor, 2025 9:15 pm
Publikohet formacioni zyrtar, Sylvinho me “tredhëmbësh” për 3 pikët ndaj Andorrës
Kryesore

Publikohet formacioni zyrtar, Sylvinho me “tredhëmbësh” për 3 pikët ndaj Andorrës

13 Nëntor, 2025 7:41 pm
Presidenti i Sirisë-Izraelit: Asnjë tërheqje e trupave pa marrëveshje finale
Bota

Presidenti i Sirisë-Izraelit: Asnjë tërheqje e trupave pa marrëveshje finale

13 Nëntor, 2025 6:12 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Skandali i korrupsionit në Ukrainë, një pengesë për procesin e anëtarësimit në BE

13 Nëntor, 2025 5:36 pm
Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta
Aktualitet

Refuzimi i dy komisioneve hetimore, PD dorëzon ankimim në “Kushtetuese”

13 Nëntor, 2025 4:41 pm
“Gati të nënshkruajmë”, Rama:Jemi i njëjti vend me Italinë,mjafton një komisar në BE
Kryesore

“Gati të nënshkruajmë”, Rama:Jemi i njëjti vend me Italinë,mjafton një komisar në BE

13 Nëntor, 2025 4:09 pm
Para
Video/ Momente të tmerrshme, dera e avionit hapet në ajër gjatë fluturimit

Video/ Momente të tmerrshme, dera e avionit hapet në ajër gjatë fluturimit

Asgjësohen 1437 fidanë kanabis në Shkodër/ Në pranga 2 persona, në kërkim dy të tjerë

Asgjësohen 1437 fidanë kanabis në Shkodër/ Në pranga 2 persona, në kërkim dy të tjerë

“340 mijë € për mbylljen e gjyqit”, kush është 30-vjeçarja që mashtronte qytetarët

Merrte shuma të mëdha parash përmes mashtrimit, gjykata lë në burg Milena Derajn
















TE FUNDIT

Armand Duka: Të fitojmë ndaj Anglisë për të kapur vazon e dytë

Armand Duka: Të fitojmë ndaj Anglisë për të kapur vazon e dytë
13 Nëntor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka pas ndeshjes deklaroi se Kombëtarja do të përpiqet të kapë vazon e...

Lexo më shumë

Shqipëria mposht Andorrën, Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit

Shqipëria mposht Andorrën, Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit
13 Nëntor, 2025

Kombëtarja ka fituar 1-0 “finalen” ndaj Andorrës duke hedhur një hap të madh drejt playoff-it të Botërorit, në pritje të...

Lexo më shumë

Kuqezinjtë kalojnë në avantazh ndaj Andorrës

Kuqezinjtë kalojnë në avantazh ndaj Andorrës
13 Nëntor, 2025

Shqipëria kalon në avantazh ndaj kundërshtarit të tij Andorra në pjesën e dytë në minutën e ’67. Goli u shënua...

Lexo më shumë

Pjesa e parë Andorrë-Shqipëri mbyllet pa gola

Pjesa e parë Andorrë-Shqipëri mbyllet pa gola
13 Nëntor, 2025

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Andorrë-Shqipëri me rrjeta të paprekura. 45-minutëshi i parë ishte pa emocione, ndërkohë që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com