Janë zbuluar në malin e Brretit në Krujë 5 ambiente të hapura ku kultvoheshin 855 fidanë kanabis.
Fidanët dhe bimët e dyshuara narkotike u agjësuan, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ndërkaq vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.