Policia ka identifikuar kënbësorin që u përplas për vdekje nga një makinë mbrëmjen e së premtes në dalje të Lezhës. Mësohet se viktima është Zef Kacoli 50 vjeç nga Puka.
Viktima ka qenë duke ecur në anë të rrugës kur u përplas nga një automjet. Drejtuesi i makinës u shoqërua nga policia për t’u pyetur lidhur me rrethanat.