Ditën e sotme u mbajt seanca e parë plenare që pas zgjedhjeve të 14 Majit.
Gjatë kësaj seance, kuvendi ka miratuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Malit të zi për ndërtimin e “Urës mbi Bunë”. Ky projekt u miratua me 92 vota pro.
Mësohet se ura do të jetë e gjatë 310 metra. Ajo do të bëjë të mundur kalimin nga njëra anë e kufirit në tjetër, pra nga Velipoja në Ulqin, për vetëm 2 minuta.
Një muaj më parë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri me dije se investimi pritet të shkojë rreth 1.5 miliardë Lekë që do të ndahen 50 me 50 mes dy vendeve
Aktualisht ka nisur puna që projektimi dhe çdo dokumentacion të kryhet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Ura mbi lumin Bunë pritet të ndryshojë të gjithë mënyrën e komunikimit mes dy vendeve që kanë 34 kilometra plazhe që duhen aksesuar si nga qytetarët shqiptarë edhe malazezë, të cilët duhet të bëjnë rreth 1.5 orë rrugë ndërsa me ndërtimin e urës 310 metra do të shkurtohet vetëm në 2 minuta.
Me ndërtimin në Urën e Bunës, një urë që është 310 metra, do të përshkrohet vetëm në 2 minuta, duke ju dhënë mundësi vizitorëve që janë numra të konsiderueshëm. Bëhet fjalë për mbi 360 mijë turistë që lëvizin dhe mbi 170 mijë qytetarë nga Mali i Zi që vizitojnë Shqipërinë./Opinion.al