Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Osmani: Këmbëngulja për ta trajtuar asociacionin me përparësi dëmton bisedimet me Serbinë

2023/05/17 at 9:24 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Osmani: Këmbëngulja për ta trajtuar asociacionin me përparësi dëmton bisedimet me Serbinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti thanë të martën se kërkesat që themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe të jetë parakusht për zbatimin e pikave tjera të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, dëmtojnë procesin e bisedimeve ndërmjet të dyja palëve.


Ata i bënë këto komente një ditë pas takimit të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç në Bruksel, i cili nuk solli përparim në rrugën e zbatimit të marrëveshjes që u arrit më 27 shkurt në Bruksel dhe për zbatimin e së cilës palët u pajtuan me 18 mars në Ohër.

“Natyrisht që neni 7 është pjesë e marrëveshjes, mirëpo marrëveshja nuk është vetëm neni 7. Nuk e përmban neni 7 marrëveshjen por marrëveshja e përmban nenin 7. Këtë gjë zëvendësi im dhe kryenegociatori Bislimi dje e ka bërë shumë të qartë në takimin që ka pasur me kryenegociatorin e Serbisë, nën ndërmjetësimin e zotit Lajcak”, tha kryeministri Kurti, duke shtuar se Kosova kërkon një plan zbatimi “të hollësishëm, konkret, serioz, të balancuar dhe gjithpërfshirës”.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha të hënën pas takimit se pala serbe në këto diskutime ishte e interesuar vetëm për pjesën që ka të bëjë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa theksoi se në marrëveshjen e Ohrit thuhet qartë se “asnjë nga nenet nuk mund ta kushtëzojë nenin tjetër”. Ndërkaq kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç tha të hënën se Prishtina “nuk ka dashur të japë përgjigje konkrete për çështje të rëndësishme”.

Presidentja, Vjosa Osmani tha se Kosova nuk është pajtuar asnjëherë që një nen i caktuar të jetë parakusht për zbatimin e neneve të tjera të marrëveshjes.

“Interpretimet e reja që kërkojnë nga Republika e Kosovës që të dalë përtej asaj që është e shkruar në letër qoftë në marrëveshjen bazë apo në aneks, por edhe në deklaratën për personat e zhdukur me dhunë, nuk e ndihmojnë procesin e dialogut. Presim që edhe interpretimet nga miqtë tanë të jenë në përputhje me atë që jemi pajtuar e jo të kërkohet nga Kosova të bëjë dicka që fare nuk është në marrëveshje”, tha ajo.

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një kërkesë e theksuar shpesh së fundmi nga diplomatët perëndimorë, por edhe nga Beogradi i cili me të e kushtëzon kthimin e serbëve vendas në institucionet e Kosovës që i braktisën në fund të vitit të kaluar, por edhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

Partitë politike serbe në Kosovë bojkotuan procesin zgjedhor të 23 prillit, për zgjedhjen e kryetarëve të katër komunave të banuara me shumicë serbe në veriun e Kosovës. Autoritetet në Kosovë kanë paralajmëruar se këtë javë pritet betimi i kryetarëve të rinj, ndonëse Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin për mundësinë e përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veriun e Kosovës nëse Prishtina provon të zbatojë rezultatet e zgjedhjeve, sipas të cilave kandidatët e partive politike shqiptare do të drejtojnë komunat në veri.

“Sa i takon betimit të kryetarëve të rinj, nuk ka asnjë arsye të që të ketë tensione. Unë i ftoj të gjithë qytetarët që jetojnë në këto komuna që të mos bien pre e propagandës sepse këta kryetarë do të jenë aty për të gjithë qytetarët pa dallim etnie dhe do të punojnë me institucionet qendrore në mënyrë që të gjitha projektet që shtyhen përpara të jenë në të mirë të qytetarëve që jetojnë në këto komuna”, tha presidentja Osmani të martën.

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, e mbështetur në shkallë të gjerë nga perëndimi, kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra tjetrës. Ajo kërkon që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë. Plani parasheh edhe përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, që filluan në vitin 2011 por nuk përmbushën synimin për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet palëve./VOA

Etiketa: Asociacionkosoveosmaniserbi


Ju sugjerojmë

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

26 Qershor, 2026 7:28 pm
I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën
Bota

I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën

26 Qershor, 2026 7:27 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

Tensione në Hormuz/ Irani sulmon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

26 Qershor, 2026 5:59 pm
Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego
Sport

Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego

26 Qershor, 2026 4:54 pm
Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja
Kryesore

Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja

26 Qershor, 2026 4:37 pm
Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës
Aktualitet

Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës

26 Qershor, 2026 4:21 pm
Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike
Bota

Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike

26 Qershor, 2026 2:58 pm
Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës me investim 6.4 milionë euro
Aktualitet

Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës me investim 6.4 milionë euro

26 Qershor, 2026 1:46 pm
Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet
Aktualitet

Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet

26 Qershor, 2026 1:01 pm
Rama takon në Tiranë ish-presidentin francez
Politikë

Rama takon në Tiranë ish-presidentin francez

26 Qershor, 2026 12:59 pm
Para
Këshillat bashkiakë, bashkitë ku vijon ende numërimi

Këshillat bashkiakë, bashkitë ku vijon ende numërimi

Sekretari i Ministrisë së Jashtme Greke vjen në Shqipëri, do të takohet me Belerin

Sekretari i Ministrisë së Jashtme Greke vjen në Shqipëri, do të takohet me Belerin

SPAK merr zyrtarisht në dorë dosjen për Fredi Belerin

SPAK merr zyrtarisht në dorë dosjen për Fredi Belerin
















TE FUNDIT

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
26 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur në ditën e 27-të të protestës në sheshin “Skëndërbej”, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë ku...

Lexo më shumë

I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën

I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën
26 Qershor, 2026

Vala ekstreme e të nxehtit që ka përfshirë Spanjë ka shkaktuar të paktën 327 viktima që nga 21 qershori, ndërsa...

Lexo më shumë

Tensione në Hormuz/ Irani sulmon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
26 Qershor, 2026

Tensionet në Ngushticën e Hormuzit janë rikthyer, duke vënë në pikëpyetje marrëveshjen paraprake për armëpushim mes Iranit dhe Shteteve të...

Lexo më shumë

Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego

Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego
26 Qershor, 2026

Një argjendar nga Dubai ka transformuar një trofe të Kupës së Botës me Lego të montuar nga djali i tij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}