Teksa siguroi një fitore dërrmuese në zgjedhjet vendore të 14 Majit, kryeministri Edi Rama duket se i është përgjigjur akuzave të opozitës për shit-blerje votash.
Rama ka zgjedhur të postojë në rrjetin e tij social “Facebook”, një shprehje të Presidentit të SHBA, Joe Biden.
“Demokracia nuk mund të mbijetojë ku nga njëra anë beson se ka vetëm dy rezultate për zgjedhjet: ose ata fitojnë ose atyre u është vjedhur fitorja”.
Kujtojmë se ditën e djeshme ish-kryeministri Sali Berisha, hodhi akuza për vjedhje votash dhe intimidim të votuesve.
Berisha tha se PD disponon qindra fakte dhe dokumente që kryeministri Rama ndërhyri për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve./Opinion.al