Pas arrestimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri për Himarën, ambasadorja e Greqisë në Shqipëri ka dorëzuar ankesë në Ministrinë e Jashtme.
Mësohet se ambasadorja greke ka shkuar në Ministrinë e Jashtme së Shqipërisë rreth orës 09:00, ku është pritur nga drejtori i MEPJ.
Mësohet se nuk pritet të ketë një reagim nga MEPJ në lidhje me shoqërimin në Polici të kandidatit të Himarës, Fredi Beleri.
Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Beleri, u shoqërua në polici pas mesnate nën akuzën për blerje votash.