Eurodeputetja greke, Eva Kaili e dyshuara kryesore për skandalin e korrupsionit në Parlamentin Europia dëshiron të rikthehet në punë si deputete e PE-së.
Më në detaje, Eva Kaili do të tentojë të heqë kushtet e arrestit shtëpiak për t’iu rikthyer detyrës si eurodeputete, siç deklaruan avokatët e saj për Politico.
Po ashtu, dy eurodeputetë të tjerë të përfshuirë në hetim, belgu Marc Tarabella dhe italiani Andrea Cozzolino mund të ndjekin të njëjtat hapa si Kaili. Që prej të martës Tarabellës nuk do i duhet më të mbajë gjurmues elektorin dhe mund të lërë arrestin shtëpiak nën disa kushte të caktuara.
Tre eurodeputetët mbeten të akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe anëtarësim në një organizatë kriminale mbi Katargate.
Sipas zyrës së shtypit të Kuvendit, “ata mbeten anëtarë të Parlamentit Evropian me të gjitha të drejtat që lidhen me funksionin e tyre”. Kjo do të thotë se të gjithë paguhen nga buxheti i BE-së dhe ende votojnë.
Masat në distancë për shkak të koronavirusit kanë skaduar, ndaj deputetët duhet të jenë të pranishëm në parlament, ndaj të treve duhet të hiqen kushtet e mbylljes në shtëpi.
Eurodeputetja u arrestua më 9 dhjetor dhe menjëherë iu hoq imuniteti parlamentar ndërsa u shkarkua edhe nga posti i nënkryetares së Parlamentit Evropian. 44-vjeçarja Kaili u akuzua për pjesëmarrje në organizatë kriminale, korrupsion dhe pastrim parash dhe u transferua në burgun e Harenit, në periferi të Brukselit.
Në 12 prill u mor vendimi për lirimin nga qelia të Eva Kailit e cila do të qëndronte në arrest shtëpie deri në mbyllje të hetimeve ndaj saj për skandalin e njohur si ‘Katar-gate’./Opinion.al