Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Cara: Do t’u kthehet pushteti njësive administrative në Durrës

2023/05/08 at 9:00 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Cara: Do t’u kthehet pushteti njësive administrative në Durrës

Igli Cara, Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” në Durrës, ka folur në Klan News për programin e tij për qytetin bregdetar.


Cara theksoi se në të gjitha takimet nga afër me qytetarët, problematika është e njëjtë. Sipas tij, durrsakët nuk marrin shërbimet që ju nevojiten dhe bashkia nuk është derë e hapur për ta.

“E gjithë opozita është e bashkuar, në këtë rast dua të falenderoj të gjithë për konsensusin pavarësisht ndasive politike. Qyettarë që deri dje ishin pjesa gri, tanimë është e gatshme që me 14 Maj t’u drejtohet kutive të votimit. Durrësin do ta ndaja në 3 pjesë, pjesa e komunave. Kudo që të shkosh ka një kryefjalë: Ne nuk e ndjejmë bashkinë, s’është e hapur për ne! Pastaj kur futesh te problemet, janë të përbashkëta. Infrastruktura e mangët kudo, uji i pijshëm, investimet në zonë sepse të gjitha ankohen për to. Të gjithë thonë se nuk ka ndriçim, gjelbërim jo e jo. Sa shkon takon qytetarët ndjen të njëjtat probleme dhe më kanë kërkuar një bashki ndryshe.

Sidomos te komunat më kanë thënë na rikthe atë shërbimin që dikur merrnim pranë qendrave administrative. Duan atë familjen e përbashkët sepse pikërisht për këtë paguajnë taksat. Kërkojnë largimin nga politika e madhe dhe kanë parë vetëndërgjegjësim duke thënë të lutem ne duam ato shërbime për të cilat kemi nevojë. Kur flasim për punësimin direkt të shkon mendja te shpopullimi, në bashkëbisedimin më të rinjtë më ka rënduar shprehja “në Durrës nuk ke çfarë bën”. Bashkia duhet të jetë më afër, tregu ka nevojë për të rinj me profesione dhe duhen ofruar këto qendra trajnimi që ata të bëhen gati për tregun e punës, është një proces që do bashkëpunim të gjerë me gjithë tregun e biznesit. Në këto vite kemi pasur studentë ekselentë që kanë gjetur më kollaj të ikin sesa t’i shërbejnë vendit të tyre.”

Cara u shpreh se pas 20 vitesh betonizim, do të bëhet gjithçka për të ndërhyrë në zona të ndryshme dhe për të krijuar shëtitore e gjelbërim.

“Tanimë dihet që në këto 20 vite Durrësi i është nënshtruar betonit, sidomos Durrësi i vjetër dhe kjo vetëm për interes të zotit Dako që kishte një kompani të tij. Për projektet, kuptohet që në rastet ku kemi mundësi të ndërhyjmë për gjelbërim patjetër do e bëjmë. Ka vende që kanë kanale të hapura, do t’i kthejmë në korridore të gjelbërta për shëtitje apo lulishte në Durrës, kemi sistemimin e zonave ndërmjet banesave. Përveç pjesës urbane të lëvizshme, nuk ka parkime të dedikuara apo nëntokësore. Spostimi i terminalit sepse ka vështirësi sepse autobusët nuk kanë një vend që të qëndrojnë sidomos gjatë verës, mbikalimet te Ura e Dajlanit është një vend shumë i mirë. Bashkia pikërisht këtë bën, sistemon. “

Një pikë e veçantë në programin e tij është “Durrësi 15 minuta”.

“Banorët e Spitallës dhe Kënetës nuk e dinë se çfarë do bëhet me pronat e tyre. Për këtë pikë, shërbimet duhen marrë pranë shtëpive të tyre, pra 15 minuta në këmbë, jo një orë me makinë. Njësive administrative do t’u kthehet ai pushtet që kanë pasur dikur. Turistët nuk orientohen dot, mjafton një program soft i cili ka info Durrës dhe aty merren të gjitha të dhënat.”

I pyetur se si do t’i sigurojë paratë për të kryer të gjitha këto ndryshime, Cara u përgjigj: Buxheti i bashkisë, totali i parave dhe grantet duhet të shkojë për qytetarët. 2/3 e buxhetit shkojnë vetëm për dy gjëra. Vetëm duke ulur në atë nivel shpenzimet për trajtimin e mbetjeve ta çojmë në 8%. Trajtimi i mbetjeve në këtë moment na merr 10 miliardë lekë, dhe ne i marrim plehrat siç janë dhe i bëjmë bashkë pavarësisht se është firmosur memorandum për ndarjen dhe pa peshuar fare çohen në incenerim. Që vitin që vjen do krijojmë stacionin e transferimit të mbetjeve para depozitimit në Tiranë, do ulë peshën për incenerim dhe faturën dhe do prodhojë para nga riciklimi. Ja ku i kursyem 5 milionë euro në vit.



Ju sugjerojmë

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
Kryesore

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

14 Korrik, 2026 10:49 pm
Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
Bota

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

14 Korrik, 2026 10:32 pm
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

14 Korrik, 2026 9:13 pm
Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryesore

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

14 Korrik, 2026 8:44 pm
Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
Kryesore

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

14 Korrik, 2026 8:13 pm
Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
Kryesore

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

14 Korrik, 2026 8:09 pm
Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet
Bota

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet

14 Korrik, 2026 7:58 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

14 Korrik, 2026 7:54 pm
Marrëveshja e Detit me Greqinë, Hoxha: Do të shkojmë në gjykata ndërkombëtare
Kryesore

Hoxha për deklaratën e ministres serbe: Fyerje për viktimat e luftës

14 Korrik, 2026 7:09 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

14 Korrik, 2026 5:33 pm
Para
“Nëse s’vjen policia bëhet kasaphanë”, gruaja nxjerr burrin nga shtëpia

“Nëse s’vjen policia bëhet kasaphanë”, gruaja nxjerr burrin nga shtëpia

Pas vrasjeve në masë javën e kaluar, mijëra qytetarë protestojnë kundër dhunës në Serbi

Pas vrasjeve në masë javën e kaluar, mijëra qytetarë protestojnë kundër dhunës në Serbi

Rama: Berisha dhe Meta janë faqja e zezë e Shqipërisë

Rama: Berisha dhe Meta janë faqja e zezë e Shqipërisë
















TE FUNDIT

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
14 Korrik, 2026

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana...

Lexo më shumë

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
14 Korrik, 2026

Disa persona raportohet  se kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu të martën në kullën Oxy,  nje kantier ndertimi...

Lexo më shumë

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
14 Korrik, 2026

Presidenti Amerikan  Donald Trum , është tërhequr nga propozimi për vendosjen e një tarife prej 20% për anijet që kalojnë...

Lexo më shumë

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
14 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me projektin e planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se procesi nuk ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}