Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vihen në pranga dy personat që kërcënuan mbështetësit e Igli Carës në Durrës

2023/05/07 at 11:17 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Borxhi prej 25 mijë eurosh, dy vëllezërit marrin peng biznesmenin e ndërtimit

Policia ka dhënë reagimin e saj lidhur me deklaratën e opozitës, për kërcënimin e anëtarëve të FRPD-së që ishin duke shpërndarë fletëpalosje në mbështetje të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit, Igli Carës.


Sipas përfaqësuesve të opozitës pretendohet se ishin kërcënuar me jetë nga një grup personash të cilët lëviznin me një automjet me logo të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës thotë se deklarata e bërë nga kryetari i FRPD dega Durrës, i cili foli për banda kriminale që iu bëjnë presion qytetarëve të Durrësit, për të tjetërsuar vullentin e tyre politik, është tërësisht e pavërtetë.

“Në lidhje me deklaratën e bërë në media, nga kryetari i degës së FRPD në Durrës, sqarojmë opinonin publik se:

Më datë 06.05.2023, rreth orës 14:00, kandidati për kryetar bashkie i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ka njoftuar me telefon se rreth orës 13:00, në një lagje në Sukth, Durrës, një grup prej 6-7 personash kishin qenë në këtë lagje, me një automjet me logo të koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe sipas tyre, dy shtetas që drejtonin dy automjete, i kishin kërcënuar me fjalë që të largoheshin nga lagjja.

Në këto kushte është ftuar për të bërë kallëzim, kandidati për kryetar bashkie i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, por deri në këto momente nuk është paraqitur as ai dhe asnjë shtetas tjetër, për të bërë kallëzim në lidhje me pretendimin e ngritur gjatë telefonatës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së telefonatës, kanë vënë në dijeni prokurorin e gatshëm në Prokurorinë e Durrësit dhe më pas shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë shkuar në adresën e dhënë.

Pas informacioneve të marra, është bërë identifikimi dhe shoqërimi në Komisariatin e Policisë Durrës, i dy personave, konkretisht shtetasve F. T., 25 vjeç dhe A. M., 31 vjeç, banues në Sukth, të cilët kanë deklaruar se nuk kanë kërcënuar njeri, por kanë debatuar me personat që të mos futnin postera dhe fletushka poshtë banesave të tyre apo t’i hidhnin ato në rrugë.

Në përfundim të veprimeve, materialet procedurale në ngarkim të dy shtetasve të mësipërm, do t’i dërgohen Prokurorisë, për vlerësim.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës sqaron opinonin publik se deklarata e bërë sot nga kryetari i FRPD dega Durrës, i cili foli për banda kriminale që iu bëjnë presion qytetarëve të Durrësit, për të tjetërsuar vullentin e tyre politik, është tërësisht e pavërtetë.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës siguron qytetarët dhe të gjitha subjektet politike, se ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit e të sigurisë, me qëllim mbarëvajtjen sa më të sigurtë të fushatës zgjedhore dhe se deri tani, në qarkun e Durrësit, nuk ka asnjë rast të cenimit të këtij procesi”, tha policia./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima
Bota

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima

28 Nëntor, 2025 8:02 pm
Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it
Bota

Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it

28 Nëntor, 2025 7:19 pm
Peshkaqenët misteriozë të thellësive po zhduken për kozmetikë
Te Fundit

Peshkaqenët misteriozë të thellësive po zhduken për kozmetikë

28 Nëntor, 2025 7:08 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, përplasen 8 automjete

28 Nëntor, 2025 6:47 pm
Orbani injoron partnerët e BE-së, i kërkon Putinit më shumë naftë dhe gaz
Bota

Orbani injoron partnerët e BE-së, i kërkon Putinit më shumë naftë dhe gaz

28 Nëntor, 2025 6:39 pm
Itali, greva e transporteve paralizon vendin
Bota

Itali, greva e transporteve paralizon vendin

28 Nëntor, 2025 6:06 pm
Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri
Sport

Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri

28 Nëntor, 2025 5:16 pm
“Është e mirë?/Zbardhen bisedat, oficeri i Antiterrorit komunikon për blerje kokaine
Kronikë

“Është e mirë?/Zbardhen bisedat, oficeri i Antiterrorit komunikon për blerje kokaine

28 Nëntor, 2025 4:03 pm
Dita e Pavarësisë, zbulohet mesazhi i Donald Trump për Shqipërinë
Aktualitet

Dita e Pavarësisë, zbulohet mesazhi i Donald Trump për Shqipërinë

28 Nëntor, 2025 3:02 pm
Trump e uron 113-vjetorin e Pavarësisë, Begaj: Të përkushtuar për të punuar me SHBA
Aktualitet

Trump e uron 113-vjetorin e Pavarësisë, Begaj: Të përkushtuar për të punuar me SHBA

28 Nëntor, 2025 2:51 pm
Para
Vizita e parë zyrtare pas 20 vitesh, presidenti polak viziton Shqipërinë më 10 Maj

Vizita e parë zyrtare pas 20 vitesh, presidenti polak viziton Shqipërinë më 10 Maj

I dënuar më parë për vrasje, kapet në flagrancë 30-vjeçari në Lushnje

I dënuar më parë për vrasje, kapet në flagrancë 30-vjeçari në Lushnje

U kap me armë, kokainë dhe marijuanë, arrestohet 49-vjeçari shqiptar në Itali

E rëndë në Itali, shqiptari vret vajzën e tij 16-vjeçare dhe një italian
















TE FUNDIT

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima
28 Nëntor, 2025

Trembëdhjetë njerëz janë vrarë në një operacion izraelit në Sirinë jugore të premten, sipas mediave shtetërore siriane. Damasku e ka...

Lexo më shumë

Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it

Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it
28 Nëntor, 2025

Rusia tha të premten se po e shqyrton ndalimin e shërbimit të njohur për dërgimin e mesazheve, WhatsApp, duke e akuzuar...

Lexo më shumë

Peshkaqenët misteriozë të thellësive po zhduken për kozmetikë

Peshkaqenët misteriozë të thellësive po zhduken për kozmetikë
28 Nëntor, 2025

Peshkaqenët gëlltitës, krijesa të çuditshme me sy të gjelbër ndriçues dhe trup të hollë, kanë mbijetuar për miliona vite në...

Lexo më shumë

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, përplasen 8 automjete

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
28 Nëntor, 2025

Një aksident i rëndë rrugor, ku janë përfshirë 8 automjet është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan. Ngjarja ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com