Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur këtë të premtë në Krujë në një takim elektoral në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 Majit.
Berisha ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Krujës, Agron Loka.
Gjatë fjalës së tij ndër të tjera Berisha garanton se pas fitores më 14 maj brenda disa muajsh do zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme për largimin përfundimtar nga skena politike të Edi Ramës.
“Ju garantoj këtu sot se pas fitores më 14 majit asgjë në botë nuk do të ndalojë ortekun e fitores brenda disa muajsh në zgjedhjet e përgjithshme, largimin e Edi Ramës përfundimisht nga skena politike.
Kudo që shkoj e ftoj të dalim para qytetarëve, e kemi detyrim sepse janë ata që paguajnë e shprehin besim për ne. Tu japim llogari, t’i raportojmë për çdo gjë, edhe për jetën personale. Ai nuk del kurrë. Fshihet e ikën”, tha Berisha.