Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shembja e fasadës së shkollës në Ersekë, PD: Drejtësia të hetojë tenderin e këtij punimi

2023/05/03 at 4:04 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shembja e fasadës së shkollës në Ersekë, PD: Drejtësia të hetojë tenderin e këtij punimi

Deputetja, Albana Vokshi, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Ersekë, ku u shemb fasada e një shkolle.


Në një deklaratë për mediat deputetja demokrate teksa denoncoi se të gjithë shefat e arsimit ishin në takim elektoral, në shkelje të ligjit që iu ndalon arsimtarëve që të bëjnë fushatë, theksoi se ngjarja mund të ishte një dramë nëse fëmijë të shkollës mund të kishin qëlluar afër sipërfaqes së murit që u shemb.

Më tej Vokshi i bëri apel drejtësisë që të hetojë tenderat për punimet e shkollës ndërsa KQZ i bëri thirrje të marrë masa ndaj shkeljeve të djeshme në Ersekë.

“Fasada e Rilindjes së Edi Ramës ra dje në Ersekë, në kohën kur ai po merrej pikërisht me fasadën dhe pikërisht në Ersekë. Ndërkohë që kryeministri mbillte pemë në kodrat e qytetit, në qendër të Ersekës shembej fasada e shkollës 9 vjeçare, Papa Kristo Negovani. Falë Zotit, ngjarja, që mund të ishte dje një dramë, nëse fëmijë të shkollës mund të kishin qëlluar afër sipërfaqes së murit që u shemb, nuk rezultoi më shumë se një komedi. Për Ramën, por edhe për të gjithë zinxhirin drejtues të arsimit në Kolonjë.

Të gjithë shefat e arsimit, për turpin e tyre, ishin në krah të Ramës. Disa qeshnin, ndërkohë që kryeministri bënte sikur mbillte pemë, ndërkohë që vetëm disa qindra metra më larg një pjesë e shkollës Papa Kristo Negovani ishte shembur. Siç do ta shihni në pamje, ishin dje me Ramën, në shkelje të ligjit, që ua ndalon arsimtarëve të bëjnë fushatë: Zonja Zhaneta Prifti, përgjegjëse e Zyrës së Arsimit në Kolonjë. Muharrem Doçi, drejtor i shkollës Papa Kristo Negovani, që u shemb.

Zonja Zamira Meto, drejtoreshë e gjimnazit Petro Nini Luarasi.

Lopatën Ramës ia mbante drejtori i Ujësjellësit të Kolonjës, Enea Jorgji. Këtij të fundit i falet roli i shërbestarit, por arsimtarëve dhe drejtuesve të Arsimit, në asnjë mënyrë. Ata janë në ato detyra për t’i shërbyer arsimimit dhe edukimit të fëmijëve të Kolonjës, jo për të qenë shoqëruese të kryeministrit në aktivitete partiake, në shkelje të ligjit dhe të kodit etik Arsimi duhet të jetë i depolitizuar!

Por, kështu ndodh kur drejtor dhe përgjegjës të Arsimit, të bën jo përkushtimi, por animi dhe aktiviteti politik partiak. Kështu ndodh kur mësuesit nuk janë më rilindësit e dikurshëm, sic mbajnë emrin shkollat e Kolonjës, Papa Kristo Negovani dhe Petro Nini Luarasi, por “rilindas” të Ramës dhe Partisë Socialiste.

Një thirrje për drejtuesit e arsimit në Kolonjë është që, t’i khehen vendit të punës për të cilin paguhen, jo nga partia por nga taksat e kolonjarëve. Të shikojnë mbarëvajtjen e nxënesve dhe jo pemët elektorale të kreyministrit, që do bien me erën më tëparë ashtu si muri i shkollës, e për këtë duhet hetimi i menjëhershëm.

Ajo që ndodhi dje ishte treguesi më i mirë se çfarë të ndodh kur në vend të bësh punë, bën sikur punon. Në vend të punosh për të ardhmen, punon për tre mujorin e fushatës. Në vend që të merresh me thelbin, priresh nga fasada. Thelbi i gjithë kësaj është arsimi. Jo fasada që ra dje, jo pemët që u mbollën dje, në një krahinë të Shqipërisë ku pemë ka, por nuk ka më as punë dhe as njerëz. Organeve të drejtësisë i bëjmë thirrje të hetojnë tenderat për punimet e shkollës që u shemb duke rrezikuar jetën e fëmijëve. KQZ i bëjmë thirrje të marrë masa ndaj shkeljeve të djeshme në Ersekë, kurse publikut të hapë sytë para mashtrimit të përditshëm për të cilin paguhet me paratë e qytetarëve”-tha Vokshi.

 

Etiketa: Albana VokshiersekePDShembja e fasadës së shkollës 9-vjeçare


Ju sugjerojmë

“Proces drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, Moska njofton nisjen e përgatitjeve për një takim Trump-Putin
Bota

250 vjetori i pavarësisë, Putin:SHBA dhe Rusia kanë përgjegjësi për sigurinë e botës

4 Korrik, 2026 3:13 pm
Si kanë përparuar bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit?
Bota

Si kanë përparuar bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit?

4 Korrik, 2026 2:51 pm
Vapa prish festimet e 250-vjetorit të Pavarësisë, anulohen disa aktivitete në SHBA
Bota

Vapa prish festimet e 250-vjetorit të Pavarësisë, anulohen disa aktivitete në SHBA

4 Korrik, 2026 2:49 pm
Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit
Bota

Irani vendos kushte të reja për kalimin në Ngushticën e Hormuzit

4 Korrik, 2026 2:47 pm
Iran, nis zyrtarisht ceremonia 6-ditore e varrimit të Khameneit
Bota

Iran, nis zyrtarisht ceremonia 6-ditore e varrimit të Khameneit

4 Korrik, 2026 1:44 pm
Arrestimi i protestuesve, Berisha:Të ndëshkohen ata që urdhëruan dhe ushtruan dhunë
Kryesore

Arrestimi i protestuesve, Berisha:Të ndëshkohen ata që urdhëruan dhe ushtruan dhunë

4 Korrik, 2026 1:42 pm
Berisha: Jam këtu për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Ramës
Aktualitet

Berisha uron 250-vjetorin e SHBA: Shtyllë e pamposhtur e lirisë në botë

4 Korrik, 2026 1:00 pm
Rama poston foto me flamingon, falënderon qytetarët që e uruan për ditëlindjen
Aktualitet

Rama poston foto me flamingon, falënderon qytetarët që e uruan për ditëlindjen

4 Korrik, 2026 11:55 am
Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Kryesore

Rama për BBC: Dua një drejtësi që nuk mund të blihet, as të ushtrohet presion

4 Korrik, 2026 11:51 am
Salah shpërthen në lot pas kualifikimit të Egjiptit:Çfarë u thashë shokëve të ekipit
Sport

Salah shpërthen në lot pas kualifikimit të Egjiptit:Çfarë u thashë shokëve të ekipit

4 Korrik, 2026 11:30 am
Para
Rritet sërish çmimi i karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina

Ulet sërish çmimi i naftës

Zgjedhjet/“Shërbim funeral falas”,kandidati i Libohovës: Është emergjencë për komunitetin

Zgjedhjet/“Shërbim funeral falas”,kandidati i Libohovës: Është emergjencë për komunitetin

Arrestohet babai i të riut që vrau 9 persona, policia: Vizitonin poligonin e qitjes

Arrestohet babai i të riut që vrau 9 persona, policia: Vizitonin poligonin e qitjes
















TE FUNDIT

250 vjetori i pavarësisë, Putin:SHBA dhe Rusia kanë përgjegjësi për sigurinë e botës

“Proces drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, Moska njofton nisjen e përgatitjeve për një takim Trump-Putin
4 Korrik, 2026

Japonia festoi 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara në Tokio të enjten, më 3 korrik. Ura Rainbow dhe Kulla e...

Lexo më shumë

Si kanë përparuar bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit?

Si kanë përparuar bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit?
4 Korrik, 2026

Në një fjalim të mbajtur në Malin Rushmore, presidenti i SHBA-së Donald Trump pretendoi se Irani po “vdes për t’u qetësuar”, duke...

Lexo më shumë

Vapa prish festimet e 250-vjetorit të Pavarësisë, anulohen disa aktivitete në SHBA

Vapa prish festimet e 250-vjetorit të Pavarësisë, anulohen disa aktivitete në SHBA
4 Korrik, 2026

Temperaturat ekstreme kanë ndikuar te festimet e Ditës së Pavarësisë në Shtetet e Bashkuara, duke detyruar autoritetet të anulojnë ose...

Lexo më shumë

Irani vendos kushte të reja për kalimin në Ngushticën e Hormuzit

Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit
4 Korrik, 2026

Irani po shqyrton vendosjen e rregullave më të rrepta për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}