Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nis rindërtimi i Kishës së Shën Prokopit, Veliaj: Rikthejmë historinë në vend

2023/04/30 at 3:17 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nis rindërtimi i Kishës së Shën Prokopit, Veliaj: Rikthejmë historinë në vend

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka inspektuar nisjen e punimeve për rindërtimin e Kishës së Shën Prokopit në Parkun e Liqenit.

Me zgjidhjen e problemit të pronës, Veliaj tha se besimtarët orthodhoksë do të kenë shumë shpejt një kishë të re, e cila do të kthehet në identitet siç ka qenë dikur, me të njëjtin kapacitet.

“Pas një kalvari 30 vjeçar për çështje të pronës dhe të përdorimit, më në fund e kemi zgjidhur problemin, dhe të gjithë besimtarët do të kenë shumë shpejt një Kishë të re të Shën Prokopit, për t’u rikthyer aty siç ishte, me të njëjtin kapacitet, por sigurisht, tanimë si një ndërtesë e rikthyer si Kishë, jo më si improvizimi që kemi pasur këto 30 vite. Kështu rivendosim historinë në vend, kthejmë një padrejtësi dhe ndalojmë improvizimet.

Në Shtëpinë e Zotit, sidomos në një qytet si Tirana, ka vend për të gjithë dhe kjo do të jetë vërtet një shtëpi e madhe, e hapur për të gjithë, edhe për besimtarët, sigurisht që kanë interesin primar që të adhurojnë, por sigurisht edhe për qytetin, duke qenë se do ketë edhe një  qendër komunitare, ku edhe qyteti përfiton një hapësirë publike”, tha Veliaj.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos shprehu mirënjohjen e tij për kryetarin e Bashkisë së Tiranës për rindërtimin e Kishës së Shën Prokopit.

“Nëse gurët e saj do të kishin mundësi të tregonin, do na tregonin gjithë historinë e qytetit tonë; nëse do ishin magnetofonë që do kishin mundësi të regjistronin, do na thoshin të gjithë historinë e qytetit tonë. I jemi mirënjohës kryetarit tonë të dashur, z. Veliaj, për përpjekjet që u bënë, të cilat i dhanë mundësi Kishës që pas 30 vitesh të rindërtohet në këtë vend.

Shën Prokopi do jetë i hapur për të gjithë. Kisha e re do të jetë në harmoni me bukurinë e vendit këtu dhe të jetë diçka e veçantë për qytetin e Tiranës. Do të jetë në qendër të Tiranës, një vend i së vërtetës, një vend i dashurisë dhe një vend i së bukurës”, tha Kryepeshkopi Anastas Janullatos./Opinion.al

Etiketa: erion veliajinspektimeKisha e Shën ProkopitKryepeshkopi Anastas Janullatos

Ju sugjerojmë

Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat
Kronikë

Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat

19 Dhjetor, 2025 6:36 pm
Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në
Bota

Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në

19 Dhjetor, 2025 6:10 pm
Kongresi votoi pro shitjes së TikTok, krijohen mosmarrëveshje mes Kinës dhe SHBA-ve
Bota

TikTok pranon marrëveshjen për shitjen e aseteve në SHBA

19 Dhjetor, 2025 5:11 pm
Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen

19 Dhjetor, 2025 4:42 pm
Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika
Bota

Macron: BE duhet të jetë gati të bashkëpunojë me Rusinë

19 Dhjetor, 2025 4:01 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve

19 Dhjetor, 2025 3:40 pm
Lufta Izrael-Iran, Trump: Duam një fund të vërtetë, jo armëpushim
Bota

Trump: Lufta me Venezuelën është e mundur

19 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci paraqitet në SPAK
Aktualitet

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci paraqitet në SPAK

19 Dhjetor, 2025 3:19 pm
SPAK shtyn hetimet për Ahmetajn, afat deri më 22 mars për të paraqitur konkluzionet
Kronikë

SPAK shtyn hetimet për Ahmetajn, afat deri më 22 mars për të paraqitur konkluzionet

19 Dhjetor, 2025 2:50 pm
Protesta e fermerëve në Greqi vijon, bllokohet sërish pika Kufitare e Kakavijës
Aktualitet

Protesta e fermerëve në Greqi vijon, bllokohet sërish pika Kufitare e Kakavijës

19 Dhjetor, 2025 2:39 pm
Para
Dashuri me shikim të parë: Kalimtarja i ‘vodhi’ zemrën ushtarit, ritakohen pas 3 vitesh

Dashuri me shikim të parë: Kalimtarja i ‘vodhi’ zemrën ushtarit, ritakohen pas 3 vitesh

Ekzekutimi i biznesmenit Nikulaj, kërkimet për vrasësit përqëndrohen në 4 shtete

Ekzekutimi i biznesmenit Nikulaj, kërkimet për vrasësit përqëndrohen në 4 shtete

Kriza e Sudanit rrezikon të bëhet në makth për botën

Kriza e Sudanit rrezikon të bëhet në makth për botën

TE FUNDIT

Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat

Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat
19 Dhjetor, 2025

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur kryetarin e Bashkisë së Shkodrës Benet Beci. Ai është marrë nën hetim nga...

Lexo më shumë

Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në

Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në
19 Dhjetor, 2025

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka deklaruar vendi i tij është pranë një marrëveshjeje të rëndësishme për rivendosjen e marrëdhënieve me Shtetet...

Lexo më shumë

TikTok pranon marrëveshjen për shitjen e aseteve në SHBA

Kongresi votoi pro shitjes së TikTok, krijohen mosmarrëveshje mes Kinës dhe SHBA-ve
19 Dhjetor, 2025

Pronari kinez i Tik-Tok, ByteDance, tha të enjten se nënshkroi marrëveshje me tre investitorë të mëdhenj për të formuar një sipërmarrje...

Lexo më shumë

Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen

Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen
19 Dhjetor, 2025

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar ashpër mazhorancën se po e zvarrit qëllimisht procesin parlamentar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com