Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritje e madhe e shpenzimeve ushtarake në gjithë botën

2023/04/28 at 3:58 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rritje e madhe e shpenzimeve ushtarake në gjithë botën

Shumë shtete kanë shpenzuar shuma rekord për armatime në vitin 2022. Arsyet? Inflacioni, lufta e Rusisë në Ukrainë, rivaliteti midis SHBA dhe Kinës. Po Gjermania?


Sa më shumë probleme aq më shumë para. Me këto fjalë mund të përshkruhen shkurtimisht përmbledhjet e raportit të fundit të Institutit për studimin e paqes në Stokholm, SIPRI. Për vitin e kaluar, vitin 2022 raporti tregon rritjen 3,7 përqind të shpenzimeve botërore për armatimin, në krahasim me një vit më parë. Kaq e madhe kjo shifër nuk ka qenë asnjëherë, që kur SIPRI ka filluar të publikojë raportet e tij në vitin 1960. “Pavarësisht nëse shtetet kanë qenë ekonomikisht më mirë apo më keq se sa pritej, ushtria ka përdorur më shumë burime financiare se në vitet e mëparshme,” tha Nan Tian për Deutsche Welle-n. Ai është një nga autorët e raportit.

Rritja e shpenzimeve nuk është e papritur. Që prej sulmit rus kundër Ukrainës, në shkurt të 2022, qeveritë e vendeve europiane njoftuan njëra pas tjetrës rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen.

Në shtetet e NATO-s, shpenzimet për armatimet janë në rritje që prej vitit 2014, vit kur Rusia aneksoi pa të drejtë gadishullin ukrainas të Krimit, dhe i shkoi në ndihmë separatistëve që ndodhen në lindje të Ukrainës. Si reaksion ndaj kësaj vendet anëtare të NATO-s vendosën që deri në vitin 2024 të rrisin deri me dy përqind shpenzimet për mbrojtjen, dhe shumë prej tyre janë duke e arritur ngadalë këtë synim.

Çfarë kuptimi kanë shifrat

Por një vështrim më i vëmendshëm të të dhënave të SIPRI-t, tregon se rritja e shpenzimeve shpesh është më e vogël se sa duket në fillim. Ndërkohë që shpenzimet ushtarake në gjithë botën janë rritur në vitin 2022 me më shumë se dy bilionë euro, në prodhimin e brendshëm bruto të vendeve, rritja nuk ka qenë më e madhe se 0,1 përqind, një rritje që është më e vogël se në vitin 2013.

Dhe kjo megjithëse shumë shtete kanë rritur dhjetë vitet e fundit shpenzimet e tyre ushtarake, si përshembull Kina (63 përqind), India (47 përqind) dhe Izraeli (26 përqind).

Por në të gjitha këto vende pjesa që zënë shpezimet ushtarake në gjithë vëllimin ekonomik të vendit ka rënë.

Një nga faktorët pse ka ndodhur kjo është inflacioni i lartë. Ministrat e Mbrojtjes vuajnë njësoj si ekonomitë shtëpiake nga humbja e fuqisë blerëse. Ashtu siç shtrenjtohet gjithnjë e më shumë një kuti kartoni me qumësht, edhe për një avionë luftarak duhen dhënë gjithnjë e më shumë para. Nëse një vend kërkon jo vetëm që të mbajë në gjendje të mirë ushtrinë, por ta përmirësojë atë, atëherë ai duhet të japë më shumë para, siç pasqyrohet edhe në raportin e SIPRI-t.

Inflacioni përbën problem të madh edhe për Gjermaninë, sepse ai ndikon në shpenzimet ushtarake.Duke reaguar ndaj luftës në Ukrainë, qeveria gjermane i premtoi t’i japë ushtrisë gjermane,Bundeswehr, 100 miliardë euro. Por mbas kritizimit të Gjermanisë për buxhetin e vogël ushtarak, rritja e çmimeve ka detyruar tani qeverinë gjermane që të frenojë shpenzimet.

Edhe çorapet dhe të brendshmet janë shpenzime ushtarake 

Shumat shtesë të premtuara për Bundeswehrin, përveç shpenzimeve të zakonshme për mbrojtjen, nuk përfshihen në shifrat e fundit të SIPRI-t, sepse asnjë nga ato para nuk është dhënë vitin e kaluar. Por edhe nëse ato do të ishin dhënë, Gjermania do vazhdonte të qëndronte ende pa e realizuar dy përqindshin e NATO-s. Në këtë përfundim arriti vitin e kaluar një studim i bërë nga Instituti ekonomik gjerman, Instituts der Deutschen Wirtschaft.

Megjithëse kur flitet për shpenzimet ushtarake njeriu mendon fillimisht për armë dhe makineri, ato kanë të bëjnë me më shumë se kaq: Personeli ushtarak duhet të vendoset në një vend, të vishet dhe ushqehet, shpesh në rajone të largëta të botës, strukturat e mëdha administrative mbahen shpesh nga qindra mijëra punonjës. Kjo do të thotë se më shumë para për ushtrinë nuk do të thotë doemos më shumë para për armë dhe për përmirësimin e aftësisë mbrojtëse.

SHBA kryeson 

Rritja e shpenzimeve ushtarake në gjithë botën ka të bëjë edhe me ndihmat ushtarake për shtetet e tjera, ndihmë që ka arritur përmasa të jashtëzakonshme në vitin 2022, për shkak të luftës në Ukrainë. Vetëm Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Ukrainës 47 miliardë dollarë ndihmë ushtarake, thotë një studim i Institutit të Kilit për ekonominë globale.

SHBA vazhdon të jetë fuqia më e madhe ushtarake në botë. Në vitin 2022, SHBA dha sipas të dhënave të veta 877 miliardë dollarë për armatime, një shifër që përbën 39 përqind të shpenzimeve të gjithë botës.

Matur me prodhimin e brendshëm bruto, kjo shifër është më e ulët se dhjetë vjet më parë dhe shumë më e ulët se gjatë kohës kur Lufta e Ftohtë ndodhej në kulmin e saj, kur buxheti amerikan i mbrojtjes ishte gati dhjetë përqind e prodhimit të brendshëm bruto. Megjithatë, ashtu si dhe më parë SHBA mund ta përdorë fuqinë e saj, si asnjë vend tjetër në botë, “duke ndikuar në gjithë pjesën tjetër të botës,” thotë eksperti i SIPRI-t, Nan Tian.

Kina po e merr veten

Kina, që sipas të dhënave nga SHBA, përbën një arsye të rëndësishme për shpenzimet ushtarake amerikane, zë vendin e dytë duke patur një diferencë të madhe me SHBA dhe buxhet mbrojtjeje prej 292 miliardë dollarësh. Megjithë diferencën e madhe midis dy fuqive më të mëdha ekonomike të botës, përfaqësues të qeverisë amerikane dhe ekspertë të çështjeve të sigurisë paralajmërojnë se Kina është duke e marrë veten.

Megjithatë të dy fuqitë e mëdha janë nga pikëpamja ushtarako- gjeografike shumë të ndryshme. Ndërkohë që Kina tregon muskujt në zonat e saj në hapësirën e Paqësorit, SHBA është e vendosur të jetë prezente me politikën e sigurisë në gjitë botën, duke vazhduar të luajë një rol global, të cilin qeveria e Uashingtonit e luan që nga Lufta e Dytë Botërore./DW



Ju sugjerojmë

Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur

15 Qershor, 2026 2:57 pm
Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?
Te Fundit

Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?

15 Qershor, 2026 2:32 pm
Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes
Sport

Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes

15 Qershor, 2026 1:52 pm
Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit
Kronikë

Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit

15 Qershor, 2026 1:42 pm
U arrestua në Greqi me urdhër të SPAK, biznesmeni Ilir Shtufi refuzon ekstradimin
Kronikë

U arrestua në Greqi me urdhër të SPAK, biznesmeni Ilir Shtufi refuzon ekstradimin

15 Qershor, 2026 1:39 pm
Rama për marrëveshjen për emigrantët me Italinë: Do të vijojë sa kohë e kërkon Roma
Kryesore

Rama replikë me protestuesin, “përgëzon” se nuk e ofendoi në rrjetet sociale

15 Qershor, 2026 1:36 pm
Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën, gati tërheqja pas Botërorit
Sport

Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën, gati tërheqja pas Botërorit

15 Qershor, 2026 12:44 pm
Arte marciale, fishekzjarre dhe VIP-a, si e festoi Trump 80-vjetorin
Bota

Arte marciale, fishekzjarre dhe VIP-a, si e festoi Trump 80-vjetorin

15 Qershor, 2026 12:42 pm
Marrëveshja me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë ofensivën në Liban
Bota

Marrëveshja me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë ofensivën në Liban

15 Qershor, 2026 12:39 pm
PS ndryshon draftin e amnistisë penale
Kryesore

PS ndryshon draftin e amnistisë penale

15 Qershor, 2026 12:36 pm
Para
Fier/ I riu godet me sende të forta avokatin brenda zyrës së tij

Fier/ I riu godet me sende të forta avokatin brenda zyrës së tij

Sfiduesi i Erdoganit thyen tabunë fetare në zgjedhje

Sfiduesi i Erdoganit thyen tabunë fetare në zgjedhje

VIDEO/ Itali, deputeti humb ndjenjat gjatë seancës në Kuvend

VIDEO/ Itali, deputeti humb ndjenjat gjatë seancës në Kuvend
















TE FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
15 Qershor, 2026

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Libofshë, pranë fshatit Petovë. Në përplasje janë...

Lexo më shumë

Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?

Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?
15 Qershor, 2026

Të dyja palët, SHBA dhe Irani do të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi (MOU) që do të zgjasë 60 ditë dhe...

Lexo më shumë

Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes

Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes
15 Qershor, 2026

Debutimi në Botërorin 2026 mes Gjermanisë dhe Curaçaos në Houston duket se zbatoi me përpikmëri skenarin e shkruar nga parashikimet;...

Lexo më shumë

Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit

Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit
15 Qershor, 2026

Gerd Gjinarari, i njohur ndryshe si Gerd Gjenerali dhe i konsideruar si një nga figurat më të spikatura të botës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}