Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shoferi bie në burg me drogë, gjyqtari vendos t’i paguhet rroga

2023/04/24 at 9:53 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shoferi bie në burg me drogë, gjyqtari vendos t’i paguhet rroga

Shpëtim Ahmeti tregon për “Stop” se në vitin 2018 shoferi i tij i autobusit, që bënte rrugën Shqipëri-Greqi, kapet me dy thasë me lëndë narkotike kanabis sativa.


Shpëtim Ahmeti: Unë quhem Shpëtim Ahmeti, banor i lagjes 1 në Sarandë, administrator i firmës “Ahmeti Travel sh.p.k”. Në vitin 2018-ën, konkretisht në 13.11 në muajin Nëntor, shoferi i punësuar pranë firmës time, Fatjon Osmani, i cili udhëtonte me dokumentacion të rregullt nga Saranda për në Athinë, duke kaluar pikën kufitare të Kakavijës drejt Janinës, ndalohet në qytezën e vogël të Kallpaqit dhe kontrollohet nga policia greke, sepse ishte spikatur, që transportonte lëndë narkotike. Pas kontrollit të policisë u ndalua, u gjetën gati dy thasë me lëndë narkotike të llojit hashash. Mua më morën pasagjerët diku nga ora 00:00 e natës, sepse kishin ngelur në Janinë dhe donin të udhëtonin drejt Athinës, mbasi u informua mirë dhe nga dogana greke dhe nga organet policore me anë të telefonit. Në mëngjes u ngrita dhe udhëtova drejt Janinës, mbasi u informua saktë nga organet e drejtësisë në Janinë edhe të policisë greke, e cila kishte bërë të gjitha procedurat për sekuestrimin e mjetit dhe shoferi ishte mbrapa hekurave të shtetit grek. Vazhdova të gjitha procedurat për proces gjyqësor, për të kthyer mjetin pranë shoqërisë, të cilës isha në pronësi. M’u deshën gati 3 muaj me procedura të zgjatura, shpenzime kolosale, për të kthyer mjetin aty, ku ishte pronësia e vet.

Pasi situata u sqarua, Shpëtimi nisi një proces për kthimin e mjetit në Shqipëri dhe pas dy vjetësh ia doli që autobusi të kthehej në firmën e tij të transportit. Pas këtij hapi, shoqëria “Ahmeti” hapi një proces civil, ku i kërkonte shoferit Fatjon Osmani dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar. Procesi u zvarrit për tre vjet në Sarandë dhe gjyqtari Alban Velcani pushoi çështjen me procedura të paligjshme.

Shpëtim Ahmeti: Në datën 06.06.2020 mjeti u kthye po në pronësi të firmës “Ahmeti Travel”. Në vitin 2020 i regjistroj, i bëj një kallëzim civil shtetasit Fatjon Osmani për dëmshpërblim ekonomik dhe moral të firmës, të cilën ishte i punësuar. Nuk mundet ta ruaj dot shoferin, ku shkon e ku nuk shkon, sepse bën 550 kilometra gjatë udhëtimit dhe gjatë rrugës e spikati policia greke të gjithë këtë situatë me 97 kg lëndë narkotike të llojit hashash. Janë zhvilluar 21 seanca, në datën 06.12 është mbyllur gjykimi dhe gjykata ka vendosur rrëzimin e padisë. Gjyqtari Alban Velçani ka shkelur ligjin, procedurën për shkak të zvarritjes së gjykimit për 3 vjet dhe nuk ka arsyetuar vendimin për rreth 3 muajve. Vendimi i gjyqtarit është abuziv, për shkak se i padituri Fatjon Osmani, ka shkelur kontratën individuale të punës.

Në këtë kohë shoferi i dënuar për drogë, Fatjon Osmani, hapi një proces civil, ku kërkonte pagën për kohën, që ishte në burg, me pretendimin, se pronari nuk e kishte njoftuar për shkëputjen e kontratës.

Gjyqtari Shkëlzen Licaj, çuditërisht i dha të drejtë trafikantit, që të paguhej nga shoqëria, ku punonte për kohën e burgut. Jo vetëm kaq, po gjyqtari nuk e zbardhi vendimin për një vit e gjysmë.

Shpëtim Ahmeti: Absurditeti ishte, se në datën 21.07 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë, zoti Fatjon Osmani, ndoshta i ndihmuar edhe nga gjyqtarët e papërgjegjshëm të kësaj gjykate, bën një padi, quhet padi civile, për firmën “Ahmeti Travel”, ku i kërkonte dëmshpërblim rrogën, e cila ishte për periudhën, ku ai kishte qenë në burg dhe absurditeti i gjyqtarit Shkëlzen Liçaj, ishte, sepse jep një vendim absurd edhe detyron firmën, që t’i paguajë pagën për periudhën, që ka qenë në burg dhe argumenti i tij është, sepse nuk është njoftuar. E para, që shoferin s’kisha mundësi ta njoftoja, sepse ishte i ndaluar dhe i dënuar në burgun e Janinës, por e dyta, shoferi kishte thyer kontratën e punës. S’kishte asnjë arsye, që unë të kem detyrim ligjor, moral, që unë të njoftoja për largimin e punës. Ai e prishi kontratën, e la mjetin në mes të rrugës, gjyqtari Shkëlzen Liçaj jep një vendim, ku më detyron, t’i paguaj pagën Fatjon Osmanit. Po më absurditeti nuk është pagesa e pagës, është, që ky gjyqtar, që nga viti 2021,nuk e ka zbardhur vendimin e gjykatës të shkallës së parë Sarandë. Arsyeja e vetme, për të ndihmuar trafikantin, që unë mos të bëj apelim.

Gjyqtari premtoi që do të shkojë në Sarandë dhe do të zbardhë vendimin dhe vendimet e tjera që i ka lënë pa zbardhur. Ai e ka nxjerrë atë të ekzekutueshëm menjëherë ku i ka dhënë të drejtë shoferit që bëri burg për drogë.

Shpëtim Ahmeti: Kështu që kërkoj dhe iu drejtova juve, me bindjen, për të diskredituar këtë drejtësi, këta gjyqtarë, që janë bashkëpunëtorë me trafikantët dhe nuk janë bashkëpunëtorë me taksapaguesit shqiptarë dhe me firmat serioze, të cilat kontribuojnë në marrjen e pagave të këtyre gjyqtarëve./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Para
Itali/ Emigranti i vjedh pistoletën policit dhe plagos kolegun, ekzekutohet

Itali/ Emigranti i vjedh pistoletën policit dhe plagos kolegun, ekzekutohet

Vrasja e Nikulajt, gazetari jep detaje për anglezin: Pamja e tij vizive u zbulua në…

Vrasja e Nikulajt, gazetari jep detaje për anglezin: Pamja e tij vizive u zbulua në...

Horoskopi për ditën e mërkurë, 28 korrik 2021

Horoskopi, 25 prill 2023
















TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com