Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bashkia Kuçovë jep tender për kujdesin ndaj qenve endacakë,kryebashkiaku habitet: Tender?

2023/04/19 at 9:52 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Bashkia Kuçovë jep tender për kujdesin ndaj qenve endacakë,kryebashkiaku habitet: Tender?

Sipas informacioneve të mbërritura në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan, në Bashkinë e Kuçovës shpesh janë organizuar tendera për kujdesin dhe menaxhimin e qenve endacakë të qytetit, shërbim që prej vitesh i është dhënë privatit.

Një denoncues anonim na tregon se ky tender është bërë fiktiv dhe paratë nuk janë investuar për qëllimin që janë dhënë. Nga ana tjetër qyteti gëlon nga qentë endacakë, që janë kthyer edhe në rrezik për qytetarët.

I infiltruari i Stop takon një person, i cili është pronari i objektit që i ka dhënë me qira godinën kompanisë. Ai thotë se në këtë godinë nuk ka patur asnjë qen, madje edhe dyert janë të shqyera.

I infiltruari- Atë tenderin e qenve…?!

Pronari i objektit-Unë nuk di asgjë, ore ti…

I infiltruari- Po, a i kanë sjellë tek ty ata?

Pronari i objektit- Ore, unë ju lashë një barake, një stallë për qen.

I infiltruari – Po s’e ke fituar ti tenderin?

Pronari i objektit-Jo, o vëlla jo! Unë jau lëshova me qera, madje as timja nuk ishte ajo. Po s’ka qen atje, nuk ka as qen, as dreq. Madje sa më thanë, i kanë shqyer me dyer, me të tëra, madje as kam vajtur hiç…Unë jam tregtar, shes materiale ndërtimi, tulla.

I infiltruari- Këtij i kanë thënë, e ka pas bosh atje..

Pronari i objektit-Bosh, o bosh! M’u lutën, ju thashë kshu-kshu, kaq për kaq, do kaq lekë dhe bëni, çfarë të doni, eeee…

I infiltruari-Po për sa vjet e bënë kontratën ata?

Pronari i objektit-Po ç’a lesh kontrate?! Ata e patën një vit e ca, dy vite e patën. Porta hapur është atje, e kanë shqyer fare, po ca lesh qen ka atje atje? S’ka qen fare! Ja shkoni shikojeni!

Gazetari i “Stop”gjeti vendin ku duhet të trajtoheshin qentë endacakë, sipas dokumenteve të tenderit. Por në ambientin e caktuar, në fshatin Gorre të Kuçovës, nuk ka asnjë qen dhe asnjë kusht për trajtimin e qenve.

Kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari shmanget për të dhënë shpjegime, madje duket se nuk është në dijeni të këtij tenderi.

Gazetari- Kryetarin donim të takonim pak!

Punonjësi Bashkia Kuçovë-Atëhere, për momentin, kryetari është në mbledhje. Mund të bëni një kërkesë!

Gazetari-Këtu është zyra e kryetarit, të shikojmë a ka mbledhje, apo jo! Mos na gënjen!

Punonjësi Bashkia Kuçovë – Të lutem! Po nuk mund të hysh ashtu, sepse është institucion këtu!

Gazetari- Institucion?

Punonjësi Bashkia Kuçovë – Po!

Gazetari– Meqenëse është institucion, unë mund të futem dhe të vërtetoj n.q.s ti gënjen, apo ka mbledhje apo jo! Kaq!

Punonjësi Bashkia Kuçovë – Po me forcë nuk e hap dot ti…

Gazetari- Me forcë jo, por do e hap tamam! Kryetari nuk ka mbledhje. Ja ku është kryetari! Të lutem zoti Hajdari! Pse gënjen të paktën?

Kryebashkiaku Kreshnik Hajdari- Po pse duhet të hysh me dhunë ti?

Gazetari-Me dhunë?! Ku e shikon dhunën? Zotëria po gënjen zotëri dhe është zyrtar publik, nuk është as privat, asgjë…

Kryebashkiaku Kreshnik Hajdari –Po dhe ti s’mund të hysh si të do qejfi ty, o vëlla…!

Gazetari-Pse gënjen, o zotëri? Është në mbledhje tha.

Kryebashkiaku Kreshnik Hajdari – Kush? Unë gënjeva? Po mirë mo, psss… ashtu isha në mbledhje tani…

Gazetari-Po të presim, të të bëjmë dy pyetje shpejt e shpejt dhe kaq…!

Kryebashkiaku Kreshnik Hajdari – Po mund të bësh kërkesën me shkrim!

Gazetari- Nuk mund, a e kupton? Nuk jemi ajo lloj gazetarie, që ti të më përcjellësh me kërkesë. Tenderi i kësaj është bërë në këtë datë kaq…

Kryebashkiaku Kreshnik Hajdari – Çfarë tenderi?

Gazetari- Tenderin e qenve!

Kryebashkiaku Kreshnik Hajdari – Kur?

Gazetari- Po tani kur, s’e di ti, që je kryetar bashkie, do ta di unë…

Megjithatë, gazetari i Stop Genci Angjellari la edhe kërkesë me shkrim për informim lidhur me tenderin e qenve. / Tv Klan

Ju sugjerojmë

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
Kryesore

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

7 Qershor, 2025 4:46 pm
U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
Aktualitet

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

7 Qershor, 2025 4:40 pm
Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

7 Qershor, 2025 4:11 pm
Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
Bota

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

7 Qershor, 2025 3:29 pm
Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
Bota

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

7 Qershor, 2025 3:18 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Para
Arrestohet Luis Konomi që kërcënoi biznesmenin, ishte bashkë me Ramazan Rrajën

Arrestohet Luis Konomi që kërcënoi biznesmenin, ishte bashkë me Ramazan Rrajën

Bejko:Pse familja Berisha e pagatorët e tij janë shqetësuar nga kandidimi im për Tiranën?

Bejko: Do marr votën e 70% të qytetarëve që janë kundër Berishës dhe Ramës

Bejko: Këlliçi përfaqëson një person “non grata”, po bën gabim

Bejko: Këlliçi përfaqëson një person “non grata”, po bën gabim

TE FUNDIT

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
7 Qershor, 2025

Zgjedhjet lokale të 8 qershorit në Kosjeriq dhe Zajeçar - komuna në perëndim dhe në lindje të Serbisë - pritet...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
7 Qershor, 2025

Ndonëse duhen edhe disa orë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, atmosfera në kryeqytet është ndezur nga tifozët. Të shumtë...

Lexo më shumë

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
7 Qershor, 2025

Ashtu si të gjithë tifozët, edhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën, e kanë përfshirë emocionet, në prag...

Lexo më shumë

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
7 Qershor, 2025

Turisti gjerman i cili u dëmtua teksa eksploronte natyrën e Valbonës, është gjetur pas dy orë kërkimesh. Teksa ishte duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com