Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sezoni veror, certifikohen 30 rojet e para bregdetare

2023/04/19 at 12:17 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sezoni veror, certifikohen 30 rojet e para bregdetare

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, kanë shpërndarë ditën e sotme certifikatat e para të rojeve bregdetare për 30 studentët e Universitetit të Sporteve, të cilët janë trajnuar dhe certifikuar nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore.


Sipas ministres Manastirliu, kualifikimi i rojeve bregdetare do të jetë një ndër aspektet që do të garantojë sezon turistik të sigurt.

“Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, në bashkëpunim me Universitetin e Sporteve dhe nën drejtimin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, tashmë kanë lidhur një bashkëpunim, i cili do të jetë i qëndrueshëm, sepse kualifikimi i rojeve bregdetare është një ndër aspektet që garanton sezon turistik të sigurt. Plazhet bëhen më të sigurta duke pasur roje bregdetare të cilat janë të çertifikuara. Janë rreth 900 studentë që i janë bashkuar thirrjes së shpallur dhe sot kemi 30 studentët e parë të cilët janë çertifikuar si roje bregdetare”, tha Ministrja Manastirliu.

Ndërkohë Kumbaro e konsideron një garanci të shtuar sigurie certifikimin e rojeve bregdetare, ku thotë se me vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave, do lejohet ndërhyrja ndaj operatorëve që nuk e zbatojnë prezencën për vrojtuesit, duke ju hequr të drejtën e menaxhimit të plazhit.

“Është një treg në rritje, se tashmë janë operatorët ata që për të tërhequr klientelën i thonë kemi dhe shezlong, kemi dhe restorant, po kemi dhe vrojtuesin e plazhit në stacionin tonë, që është garanci për juve. Dhe e kemi të vendosur me ligj dhe e ne e kontrollojmë tani. Kemi bërë dhe një ndryshim në vendimin e Këshillit të Ministrave që ndërhyrja jonë ndaj operatorëve që nuk e zbatojnë prezencën e rregulluar me një kontratë pune për vrojtuesit, I’u ndërpritet atyre kontrata e stacionit të plazhit”, tha Kumbaro.

Në kuadër të planit të masave për një sezon turistik të sigurt, Ministrja Manastirliu beri me dije dhe hapjen e qendrave shëndetësore verore.

“Ne do të hapim, ashtu sikurse kemi bërë çdo vit, 29  qendra shëndetësore verore në të gjithë  bregdetin, por edhe në zonat malore, në të cilët do të ofrojnë shërbime për pushues, turistë vendas dhe të huaj, me rreth 160 mjekë dhe infermierë”, tha Manastirliu.

Trajnimi dhe certifikimi i rojeve bregdetare është kryer falë bashkëpunimit ndërinstitucional, me një program dhe praktikë reale, për mënyrën se si duhet vepruar në rastet emergjente në plazhe. Të pranishëm në aktivitet ishin edhe Prof. Agron Kasa, Rektor i Universitetit të Sporteve të Tiranës dhe Prof.Dr. Ferdinand Mara, Dekan në Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit Universiteti i Sporteve të Tiranës, të cilët e kanë konsideruar këtë bashkëpunim shumë të rëndësishëm për studentët. Përgatitja dhe certifikimi i rojeve bregdetare përmes këtij bashkëpunimi, do të jetë një proces në vijim, për të rritur sigurinë në plazhe përgjatë sezonit veror./Opinion.al

 

Etiketa: mirela kumbaroOgerta Manastirliuroje bregdetare


Ju sugjerojmë

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë
Bota

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë

28 Qershor, 2026 7:42 pm
Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave
Bota

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave

28 Qershor, 2026 5:21 pm
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Bota

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

28 Qershor, 2026 4:22 pm
Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit
Aktualitet

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit

28 Qershor, 2026 4:13 pm
Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes
Kryesore

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes

28 Qershor, 2026 2:32 pm
Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
Kryesore

“The Albanian Files”/ Berisha: Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet

28 Qershor, 2026 1:56 pm
Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur
Te Fundit

Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur

28 Qershor, 2026 11:57 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Morën peng klienten dhe goditën policin, arrestohen pronarët e një dyqani në Tiranë

28 Qershor, 2026 11:34 am
Lëvizte me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet nga Policia te rrethrrotullimi i Rinasit
Kronikë

Lëvizte me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet nga Policia te rrethrrotullimi i Rinasit

28 Qershor, 2026 10:40 am
Rritet në mbi 1 mijë e 400 numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë
Bota

Rritet në mbi 1 mijë e 400 numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë

28 Qershor, 2026 10:24 am
Para
Alibeaj pas takimit me Glover: Selia jonë është zaptuar nga persona që s’përfaqësojnë PD

Alibeaj pas takimit me Glover: Selia jonë është zaptuar nga persona që s’përfaqësojnë PD

India kalon Kinën si vendi më i populluar në botë

India kalon Kinën si vendi më i populluar në botë

Kroçera me 2200 turistë mbërrin në Sarandë

Kroçera me 2200 turistë mbërrin në Sarandë
















TE FUNDIT

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë
28 Qershor, 2026

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën ka shkaktuar mbi 1,300 viktima që nga 21 qershori, bëri...

Lexo më shumë

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave
28 Qershor, 2026

Një valë e fuqishme e të nxehtit po përfshin Europën, duke sjellë temperatura rekord dhe duke shkaktuar qindra viktima, ndërsa...

Lexo më shumë

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
28 Qershor, 2026

Ndryshe nga SHBA apo pjesë të Azisë, shumë familje në Gjermani dhe në Evropën Veriore nuk janë të përgatitura për t’u përballur...

Lexo më shumë

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit
28 Qershor, 2026

Zjarri i rënë në Mallakastër po rrezikon Parkun Arkeologjik të Bylisit, ndërsa disa hektarë me ullishte dhe shkurre u dogjën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}