Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Olsian Çela: Në 2022 janë përfunduar 25,853 çështje, rritje krahasuar me 2021

2023/04/13 at 12:00 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Olsian Çela: Në 2022 janë përfunduar 25,853 çështje, rritje krahasuar me 2021

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka raportuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, për veprimtarinë e punës së institucionit që ai drejton të bërë gjatë vitit 2022.

Prokurori Çela ka raportuar se gjatë vitit 2022, në organin e prokurorisë janë trajtuar  61045 materiale kallëzuese që përbën një rritje prej 0,11% në krahasim me vitin 2021.

Gjithashtu, Çela ka dhënë statistikat mbi procedimet penale dhe çështjet e përfunduara. Sipas Prokurorit të Përgjithshëm, gjatë vitit 2022 janë përfunduar 25853 çështje që përbëjnë rritje prej 0,64 % të çështjeve  të përfunduara krahasuar me vitin 2021.

“Gjatë vitit 2022, në organin e prokurorisë janë trajtuar  61045 materiale kallëzuese që përbën një rritje prej 0,11% në krahasim me vitin 2021. Janë ndjekur gjithsej 48250  procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 1,63 % në krahasim me vitin 2021, nga të cilat 25708  janë procedime penale të regjistruara, me një ulje  prej 9,32 % në krahasim me vitin 2021 dhe 677 procedime penale të rifilluara, që tregon ulje prej 27,52 % në krahasim me vitin 2021. Janë mbartur 21865  procedime penale me rritje prej 20,19 % krahasuar me procedimet e mbartura në vitin 2021. Është vendosur mosfillimi për  12795  referime dhe kallëzime penale, që do të thotë një ulje prej 5,23% në krahasim me vitin 2021.

Gjatë vitit 2022 janë përfunduar 25853 çështje që përbën rritje prej 0,64 % të çështjeve  të përfunduara krahasuar me vitin 2021, prej të cilave: 42,49 % janë dërguar për gjykim, 25,30% janë pushuar, 30,03 % janë pezulluar dhe 2,18 % janë transferuar në prokuroritë kompetente.

Janë dërguar në gjykatë 10984 çështje, me akuzë ndaj 12936 të pandehurve, të cilat përbëjnë 66.87 % të totalit të çështjeve në raport me çështjet e pushuara. Krahasuar me vitin 2021 rezulton një rritje prej 4,64 e numrit të çështjeve të dërguara në gjykatë dhe 4,80 % e numrit të të pandehurve dërguar në gjykatë.

Janë dërguar në gjykatë për pushim 5440 çështje, që përbëjnë 33,13 % të totalit të çështjeve në raport me çështjet e dërguara për gjykim, ose krahasuar me vitin 2021 me rritje 16,09 % të çështjeve të pushuara, prej të cilëve 41,91 % janë pushuar për mungesë fakti. Nga të dhënat rezulton se për 140 çështje gjykata ka vendosur kthimin e akteve dhe vazhdimin e hetimeve ose me ulje 2,78 % krahasuar me vitin 2021, ndërsa në 6 çështje është vendosur kthimi i akteve dhe formulimi i akuzës, shifër e njëjtë me vitin 2021.

Në lidhje me vendimet e gjykatës, nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2022 mbi kërkesat për gjykim të prokurorëve nga gjykata janë dënuar 10546 të pandehur dhe për 217 të pandehur është dhënë vendim për deklarimin të pafajshëm, që zënë 2 % të personave të dënuar, ose krahasuar me vitin 2021 me rritje 14,53 % e numrit të pandehurve të dënuar.“

Gjatë fjalës së tij, Prokurori Çela është shprehur se për shkak të vakancave, numri i prokurorëve ka qenë 202 në fund të vitit 2022”-tha Çela.

Etiketa: 202225853 çështje të përfunduaraOlsian Cela

Ju sugjerojmë

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë
Aktualitet

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë

6 Qershor, 2025 12:00 pm
Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë
Aktualitet

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë

6 Qershor, 2025 11:58 am
Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash
Aktualitet

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash

6 Qershor, 2025 11:41 am
Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet
Aktualitet

Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet

6 Qershor, 2025 11:32 am
Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë
Aktualitet

Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 11:23 am
Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!
Aktualitet

Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!

6 Qershor, 2025 11:17 am
Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë
Bota

Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë

6 Qershor, 2025 11:16 am
Kosovë/Burri lidhet me kabllo elektrikë, kërcënohet me armë.. Ja çfarë i grabitën
Rajoni

Kosovë/Burri lidhet me kabllo elektrikë, kërcënohet me armë.. Ja çfarë i grabitën

6 Qershor, 2025 11:12 am
Sot Bajram, qytetarët “dynden” drejt plazheve/ Radhë kilometrike automjetesh
Aktualitet

Sot Bajram, qytetarët “dynden” drejt plazheve/ Radhë kilometrike automjetesh

6 Qershor, 2025 11:07 am
Shpërndante lëndë narkotike në Kamëz dhe Valias, arrestohet 25-vjeçari
Aktualitet

Shpërndante lëndë narkotike në Kamëz dhe Valias, arrestohet 25-vjeçari

6 Qershor, 2025 11:05 am
Para
Durrës/ Plagoset me armë zjarri 28-vjeçari

I mituri largohet nga shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli”, kujdestari denoncon në polici

Dekriminalizimi, Çela: 2 shtete kthejnë përgjigje, të tjerat nuk ofrojnë ndihmë

Dekriminalizimi, Çela: 2 shtete kthejnë përgjigje, të tjerat nuk ofrojnë ndihmë

Berisha: Heshtja e Ramës faktoi se ai qëndron pas sulmit ndaj kreut të PD në Vaun e Dejës

Berisha: Heshtja e Ramës faktoi se ai qëndron pas sulmit ndaj kreut të PD në Vaun e Dejës

TE FUNDIT

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë
6 Qershor, 2025

Tedi Blushi, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, përcolli një mesazh urimi në emër të Ilir Metës nga Komuniteti...

Lexo më shumë

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë
6 Qershor, 2025

Përfaqësuesi i PD-së në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, Ledio Braho ka folur për Klan News sa i takon rinumërimit...

Lexo më shumë

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash
6 Qershor, 2025

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq pesë persona,...

Lexo më shumë

Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet

Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet
6 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka uruar sot besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit. Përmes një mesazhi për mediat,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com