Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Forcat izraelite ekzekutojnë me armë zjarri dy palestinezë

2023/04/11 at 6:07 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Forcat izraelite ekzekutojnë me armë zjarri dy palestinezë

Forcat izraelite qëlluan për vdekje dy palestinezë të martën në Bregun Perëndimor, në ditën kur u varros një grua britaniko-izraelite që vdiq në një sulm që vrau edhe dy vajzat e saj.

Dhuna është rritur në rajon gjatë javës së fundit, me muajin e shenjtë të Ramazanit, Pashkës hebraike dhe Pashkës së krishterë që përkojnë së bashku.

 “Unë përgëzoj veprimet e ushtarëve që eliminuan dy terroristë që hapën zjarr ndaj tyre pranë Elon Moreh”, një vendbanim hebre pranë qytetit të Nablusit në Bregun Perëndimor, shkroi në Twitter ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant.

Ai shtoi se trupat kishin parandaluar një sulm ndaj civilëve izraelitë. Një zyrtar i lartë palestinez tha për mediat e huaja se ai ishte informuar për vdekjen e dy palestinezëve, të cilët nuk u identifikuan menjëherë. Në një deklaratë, ushtria izraelite tha se sulmuesit e armatosur qëlluan nga një automjet në postën Elon Moreh.

Incidenti ndodhi pasi mijëra njerëz u mblodhën të martën në një vendbanim izraelit në Bregun Perëndimor për funeralin e një gruaje britaniko-izraelite të vrarë në një sulm me të shtëna me armë zjarri ditë më parë.

48-vjeçarja, e njohur edhe me emrin e saj hebraik Leah, vdiq të hënën nga plagët e marra tre ditë më parë kur makina e saj u sulmua me armë zjarri në Luginën e Jordanit.

Dy nga fëmijët e saj, motrat e moshës 16 dhe 20 vjeç, u qëlluan për vdekje në sulm dhe u varrosën të dielën.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, në një deklaratë, i cilësoi vrasjet si të neveritshme dhe shtoi se Britania e Madhe dënon këto sulme ndaj civilëve.

Ai tha se Britania u bëri thirrje të gjitha palëve të de-përshkallëzojnë tensionet në Izrael dhe territoret e pushtuara palestineze dhe t’i japin fund ciklit vdekjeprurës të dhunës.

Një rritje e dhunës është shkaktuar që nga një bastisje e policisë izraelite në xhaminë Al-Aksa të Jerusalemit, e ndjekur nga bombardimet me raketa nga Gaza, Libani dhe Siria.

Ju sugjerojmë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Para
Rama: Që kur e drejtoj unë  PS, vetëm njëherë kemi humbur nga 8 palë zgjedhje

Rama: Që kur e drejtoj unë PS, vetëm njëherë kemi humbur nga 8 palë zgjedhje

Fluksi i emigrantëve alarmon Italinë, autoritetet marrin vendimin urgjent

Fluksi i emigrantëve alarmon Italinë, autoritetet marrin vendimin urgjent

Zgjedhjet/ Premtimet e Ramës: Synojmë që pagën minimale ta bëjmë 60 mijë lekë

Zgjedhjet/ Premtimet e Ramës: Synojmë që pagën minimale ta bëjmë 60 mijë lekë

TE FUNDIT

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com