Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shefi i NATO-s: Kina po i ndihmon ekonomisë ruse

2023/04/05 at 6:47 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shefi i NATO-s: Kina po i ndihmon ekonomisë ruse

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të mërkurën se Kina është duke i ndihmuar ekonomisë së Rusisë, teksa kjo e fundit përballet me sanksionet e Perëndimit për luftën në Ukrainë.

Ministrat e Jashtëm të NATO-s kanë mbajtur takime në Bruksel me partnerët e Azi-Paqësorit: Japoninë, Korenë Jugore, Australinë dhe Zelandën e Re, për sfidat në rritje, që kanë burim Kinën.

“Kina refuzon të dënojë agresionin e Rusisë. I bën jehonë propagandës ruse. Dhe kjo është mbështetje për ekonominë e Rusisë”, ka thënë Stoltenberg.

“Në kohën kur Pekini dhe Moska janë duke vepruar në kundërshtim me rregullin ndërkombëtar, është edhe më e rëndësishme të qëndrojmë të bashkuar”.

Thirrja për një qëndrim të unifikuar është bërë pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, ka arritur në Pekin për të biseduar me liderin kinez, Xi Jinping.

Macron ka thënë në kryeqytetin kinez se, secili që i ka ndihmuar Rusisë “agresore” në luftën e saj në Ukrainë, do të shihet si “bashkëpunëtore”.

Mirëpo, ai, po ashtu, ka thënë se Pekini mund të luajë “rol të madh” në gjetjen e një rruge për paqe në Ukrainë, dhe ka insistuar se Evropa nuk duhet “të shkëputet” nga Kina.

Stoltenberg ka ritheksuar paralajmërimet e Perëndimit ndaj Kinës që të mos dërgojë armë në Moskë.

Ai ka thënë se NATO-ja, deri më tani, “nuk ka arritur të konfirmojë” që Pekini po dërgon armë në Rusi.

“Kina e di që do të kishte pasoja të rënda”, ka paralajmëruar ai.

Stoltenberg ka thënë, po ashtu, se i ka ftuar liderët e katër vendeve të Azi-Paqësorit në samitin e radhës të NATO-s, që mbahet në Vilnius, dhe se aleanca po synon të rrisë lidhjet me këtë rajon.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti rus, Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ VOA

Ju sugjerojmë

Vuçiç takohet me Putinin në Kinë: Serbia është në situatë të vështirë
Bota

Vuçiç takohet me Putinin në Kinë: Serbia është në situatë të vështirë

2 Shtator, 2025 6:16 pm
Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar
InstaBIZ

Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar

2 Shtator, 2025 6:15 pm
Italia do të evakuojë fëmijë nga Gaza për trajtim mjekësor
Bota

Pushtimi i Gazës nga Izraeli, paralajmëron Katari: Do të kushtojë qindra jetë

2 Shtator, 2025 5:39 pm
Trashëgimtarja e pushtetit në Korenë e Veriut, Kim Jong Un sjell vajzën në Kinë
Bota

Trashëgimtarja e pushtetit në Korenë e Veriut, Kim Jong Un sjell vajzën në Kinë

2 Shtator, 2025 5:16 pm
“Prioritet dialogu, jo lufta”, Erdogan takohet me Putinin në Kinë
Bota

“Prioritet dialogu, jo lufta”, Erdogan takohet me Putinin në Kinë

2 Shtator, 2025 4:26 pm
Rutte: Rreziku nga Rusia po rritet çdo ditë, NATO po përgatitet për çdo skenar
Bota

Rutte: Rreziku nga Rusia po rritet çdo ditë, NATO po përgatitet për çdo skenar

2 Shtator, 2025 3:35 pm
Putin: Ukraina të hyjë në BE, por jo në NATO
Bota

Putin: Ukraina të hyjë në BE, por jo në NATO

2 Shtator, 2025 2:44 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

Rezultati i zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor shqyrton ankimin e PD të enjten

2 Shtator, 2025 2:32 pm
Tërmeti, shkon mbi 1.400 numri i viktimave në Afganistan
Bota

Tërmeti, shkon mbi 1.400 numri i viktimave në Afganistan

2 Shtator, 2025 2:02 pm
Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë
Aktualitet

Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë

2 Shtator, 2025 1:35 pm
Para
Balla prezanton Subashin: Fieri është kryeqyteti i socialistëve

Balla prezanton Subashin: Fieri është kryeqyteti i socialistëve

1 në 6 persona në botë vuajnë nga infertiliteti

1 në 6 persona në botë vuajnë nga infertiliteti

Berisha-qytetarëve në Divjakë: Më 14 Maj, votoni ndryshimin

Berisha-qytetarëve në Divjakë: Më 14 Maj, votoni ndryshimin

TE FUNDIT

Vuçiç takohet me Putinin në Kinë: Serbia është në situatë të vështirë

Vuçiç takohet me Putinin në Kinë: Serbia është në situatë të vështirë
2 Shtator, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç janë takuar sot në Pekin, aty ku të dy ndodhen me...

Lexo më shumë

Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar

Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar
2 Shtator, 2025

Dwayne Johnson ka lënë një shenjë të thellë në Festivalin e Filmit të Venecias me performancën e tij si luftëtari...

Lexo më shumë

Pushtimi i Gazës nga Izraeli, paralajmëron Katari: Do të kushtojë qindra jetë

Italia do të evakuojë fëmijë nga Gaza për trajtim mjekësor
2 Shtator, 2025

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al Ansari, ka paralajmëruar se një pushtim izraelit i qytetit të Gazës...

Lexo më shumë

Trashëgimtarja e pushtetit në Korenë e Veriut, Kim Jong Un sjell vajzën në Kinë

Trashëgimtarja e pushtetit në Korenë e Veriut, Kim Jong Un sjell vajzën në Kinë
2 Shtator, 2025

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un thuhet se ka ka sjellë vajzën e tij në Pekin, raportojnë mediat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com