Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Krasniqi: Po qaja për fëmijët e familjes Jashari, në ato momente thashë ‘liri a vdekje’

2023/04/05 at 11:09 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Avokatja e Krasniqit: NATO nuk do ta mbështeste një ndërmarrje kriminale

Jakup Krasniqi ka emocionuar në Hagë me fjalimin e tij në Hagë teksa ka treguar gjithë rrugëtimin e tij jetësor.


Teksa ka folur mbi jetën e tij, ai thotë se e urren dhunën, jo vetëm se është ushtruar ndaj tij dhe ndaj popullit kosovar, por sepse është vepër e ulët dhe çnjerëzore.

Sipas tij është absurde që të akuzohet për persekutimin e anëtarëve të LDK-së, pasi vetë ai dhe familja e tij ishin anëtarë të saj.

Ndër të tjera ai kujton gjenocidin serb dhe fëmijët e vrarë të familjes Jashari. Ai thotë se në atë moment ka kuptuar se ky do të ishte çmimi i lirisë.

Fjalimi i z. Krasniqi

“Unë e urrej dhunën jo vetëm sepse janë ushtruar ndaj meje dhe popullit tonë por sepse i konsideroj të ulëta dhe çnjerëzore. Unë asnjëherë nuk kam qenë i përfshirë në asnjë vrasje, burgosje. Integriteti im intelektual dhe njerëzor më ka mundësuar të jem i qartë për mjetet që duhen përdorur.

Pas më shumë se 10 viteve vuajtje u lirova nga burgu i Novi Sadit. Por kjo nuk nënkuptonte lirinë. Populli i Kosovës ishte i robëruar. Nga muret e burgut të Novi Sadit që ishte plot me shqiptarë hyra në burgun me 2 milionë shqiptarë që quhej Kosovë.

Menjëherë pas kthimit në Kosovë u angazhua në LDK. Në atë kohë LDK angazhohej që të organizonte një jetë politike dhe institucionale në Kosovë. Në vitin 1992 fitova 96% të votave të qytetarëve të zonës sime dhe u zgjodha deputet. Kam qene edhe kryetar i degës së LDK-së në Drenas. Është absurde që të akuzohem për persekutimin e anëtarëve të LDK-së. Unë vetë isha anëtar i saj. Familjarët e mi ishin anëtarë të saj. Vetëm një mendje e çoroditur mund t’i ketë lindur ideja se unë mund të persekutoja veten, familjarët apo bashkëluftëtarët,.

Vëllai im Agim Krasniqi ka qenë gjatë gjithë jetës anëtar i LDK. Vajza e tij, mbesa e tij, pas luftës u zgjodh anëtare e Këshillit Komunal me LDK.

Kur filloi lufta në vend që të ballafaqoheshin me UÇK forca serbe masakruan fëmijë, gra, pleq. Shkatërruan gjithçka që ishte lidhur me identitetin e shqiptarëve. Shumë krime të llahtarshme kanë qenë akte të pastra gjenocidi. Shumë familje që u janë vrarë anëtarët i kam vizituar.

Kam qarë kur pashë në një depo materialesh ndërtimore të gjithë ata të vrarë të familjes Jashari. Adem Demaçi më tha ‘Jakup nuk ka fitore’ pa luftë dhe sakrifica. Unë e dija se ky ishte ‘çmimi i lirisë’. Unë po qaja për fëmijët, për pasardhësit e kombit tim, për ata që nuk patën mundësi të jetonin asnjë ditë të fëmijërisë së tyre,.

Në ato momente e kuptova se nuk mund të jetoja më duke futur kokën në zall si struci. Ishin momente vendimtare. Në ato momente thashë ‘liri a vdekje’ por kurrë më nën këtë gjenocid. Në qershor 1998 dola publikisht si zëdhënës i UÇK. Unë isha i vetëdijshëm si paraqitja ime publike do të vendoste edhe familjen time në rrezik. Familja tashmë ishte target.

Sa herë është varur nga ne, paqes i kemi hapur gjithmonë portat. Ne udhëhiqeshim nga ‘porosia e Skënderbeut’ që na thoshte ‘të kërkosh luftë është çmenduri por t’i përgjigjesh asaj është detyrim”, tha Krasniqi./Opinion.al

 

Etiketa: hagejakup krasniqiuck


Ju sugjerojmë

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe
Bota

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe

6 Qershor, 2025 9:06 am
Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit
Bota

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

6 Qershor, 2025 8:53 am
58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n
Aktualitet

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n

6 Qershor, 2025 8:35 am
Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!
Aktualitet

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

6 Qershor, 2025 8:29 am
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

Presidenti Begaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Qofshi në mbrojtjen e Zotit!

6 Qershor, 2025 8:25 am
Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin
Aktualitet

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

6 Qershor, 2025 8:21 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:19 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Para
Protesta e opozitës, policia publikon masat e marra

Sherr mes tre personave në Tiranë, vdes në spital 46-vjeçari

Kryeministrja e Finlandës në Tiranë: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Humbi zgjedhjet para pak ditësh, Sanna Marin jep dorëheqjen nga partia

Jakup Krasniqi para gjykatës: Përpëlitjet e tmerrshme të babait tim ende i kam përballë

Jakup Krasniqi para gjykatës: Përpëlitjet e tmerrshme të babait tim ende i kam përballë
















TE FUNDIT

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe
6 Qershor, 2025

“Dosjet Epstein” kanë hyrë në përplasjen e pashembullt midis Elon Musk dhe Donald Trump. Miliarderi i Afrikës së Jugut, në...

Lexo më shumë

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit
6 Qershor, 2025

Si të përgatitemi për një takim me Presidentin e SHBA-së Donald Trump? Kjo është ndoshta pyetja që çdo kryetar shteti...

Lexo më shumë

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n
6 Qershor, 2025

Ulja e pragut të të ardhurave dhe detyrimi i të dypunësuarve për plotësimin dhe dorëzimin e Deklaratës Individuale Vjetore e...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!
6 Qershor, 2025

Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë. Përmes një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com