Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, në një dalje për mediat, këtë të enjte, ka folur edhe për ankimimin e Enkelejd Alibeajt për simbolet e PD që pretendon të jenë përdorur në koalicionin “Bashkë fitojmë” të Berishës dhe Metës.
Celibashi tha se simbolet e një partie politike s’mund të përdoren nga një subjekt tjetër.
Ai nënvizoi se nëse verifikohet se ka ngjashmëri do e përdorë subjekti që e ka si logo, tjetrit i ndalohet ta përdorë.
“Me siguri që simbolet e një partie politike s’mund të përdoren nga një subjekt tjetër. Kjo është e qartë në Kodin Zgjedhor. Nëse verifikohet një rast i tillë, subjekti që s’ka të drejtë të përdorë logon me inicialet e subjektit tjetër ndalohet t’i përdorë. Do vlerësuar ngjashmëria, nëse krijon konfuizon te zgjedhësit, do e përdorë subjekti që e ka si logo, tjetri ndalohet t’i përdorë”, tha Celibashi.