Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koplik/ Zbulohen 27 sera kanabisi, 20 metra në thellësi të një krateri

2023/03/29 at 9:34 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Koplik/ Zbulohen 27 sera kanabisi, 20 metra në thellësi të një krateri

27 sera brenda të cilave ishin kultivuar në kubikë, rreth 8 000 fidanë narkotikë cannabis sativa janë zbuluar nga policia.

Uniformat blu bëjnë me dije se serat janë zbuluar në vendin e quajtur “Badra e Mehajve”, në Koplik, qendër, në një krater që ka shërbyer për marrje inertesh, 20 metra në thellësi.

8 000 fidanët e dyshuar narkotikë cannabis sativa ishin në proces për t’u kultivuar në tokë.

Grupi hetimor, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, ka sekuestruar prova të vlefshme që do t’i shërbejnë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Gjithashtu, vijon puna në vendngjarje me qëllim përcaktimin e saktë të numrit të fidanëve, sekuestrimin e një sasie fidanësh në cilësinë e provës materiale, asgjësimin e pjesës tjetër të fidanëve dhe agjësimin e bazës materiale që ka shërbyer për kultivimin e fidanëve narkotikë në kubikë, proces i cili do të pasqyrohet përmes pamjeve filmike dhe fotografike.

Në vijim të veprimeve hetimore, është arrestuar shtetasi N. D. alias E. V., 52 vjeç, banues në Bajzë, Malësi e Madhe, si organizator i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale.

Po në vijim të veprimeve hetimore, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Gj. Gj., 61 vjeç, me detyrë Drejtor i Shërbimit Pyjor në bashkinë Malësi e Madhe; R. Gj., 41 vjeç, me detyrë specialist i Ujësjellësit në bashkinë Malësi e Madhe (i cili mbulon zonën ku janë gjetur fidanët narkotikë) dhe A. H., 36 vjeç, me detyrë hidraulik i Ujësjellësit në bashkinë Malësi e Madhe (i cili mbulon zonën ku janë gjetur fidanët narkotikë).

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit N. D., Policia gjeti dhe 3 armë gjahu, një sasi fishekësh për armë gjahu dhe 5 armë të ftohta (thika), të cilat 52-vjeçari i mbante pa leje.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe dhe ato të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për shtetasin N. D., për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive“ dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, ndërsa për shtetasit Gj. Gj., R. Gj. dhe A. H., për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”./Opinion.al

Etiketa: 27 sera kanabisiarrestohet 52-vjeçarikoplikkrater

Ju sugjerojmë

Çfarë do të thotë vdekja e ish-ministrit Starovoit për Rusinë e Putinit?
Bota

Çfarë do të thotë vdekja e ish-ministrit Starovoit për Rusinë e Putinit?

13 Korrik, 2025 4:41 pm
Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë
Bota

Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë

13 Korrik, 2025 4:18 pm
Shqipëria, 1.36 trilionë lekë borxh publik
Aktualitet

Shqipëria, 1.36 trilionë lekë borxh publik

13 Korrik, 2025 4:04 pm
UNESCO i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin
Rajoni

UNESCO i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin

13 Korrik, 2025 3:55 pm
Kajak në Vjosë, aventure magjike në zemër të natyrës
Aktualitet

Kajak në Vjosë, aventure magjike në zemër të natyrës

13 Korrik, 2025 3:38 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Shkaktoi aksidentin ku humbi jetën 18-vjeçari, arrestohet shoferi

13 Korrik, 2025 3:24 pm
Fluks turistësh në bregdetin e Durrësit, shtohen të huajt që vijnë në vendin tonë
Aktualitet

Fluks turistësh në bregdetin e Durrësit, shtohen të huajt që vijnë në vendin tonë

13 Korrik, 2025 3:06 pm
Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë
Bota

Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë

13 Korrik, 2025 2:48 pm
Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Përkushtimi ndaj paqes, mbetet i palëkundur!
Aktualitet

Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Përkushtimi ndaj paqes, mbetet i palëkundur!

13 Korrik, 2025 2:34 pm
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

BE-ja dhe Meksika kritikojnë propozimin e Trumpit për tarifë 30%

13 Korrik, 2025 2:17 pm
Para
A do t’i zhvendosë Rusia armët bërthamore taktike në Bjellorusi?

A do t'i zhvendosë Rusia armët bërthamore taktike në Bjellorusi?

Moska akuzon Berlinin: Është përfshirë në luftë

Moska akuzon Berlinin: Është përfshirë në luftë

VIDEO/ Me monopatinë për të shitur kanabis e kokainë, arrestohet i riu në Lushnje

VIDEO/ Me monopatinë për të shitur kanabis e kokainë, arrestohet i riu në Lushnje

TE FUNDIT

Çfarë do të thotë vdekja e ish-ministrit Starovoit për Rusinë e Putinit?

Çfarë do të thotë vdekja e ish-ministrit Starovoit për Rusinë e Putinit?
13 Korrik, 2025

Në dhjetor të vitit 2024, pothuajse shtatë muaj para se ministri rus i Transportit, Roman Starovoit të gjendej i vdekur...

Lexo më shumë

Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë

Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë
13 Korrik, 2025

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, janë vrarë si pasojë e një sulmi ajror izraelit në Gazë, teksa kanë qenë duke...

Lexo më shumë

Shqipëria, 1.36 trilionë lekë borxh publik

Shqipëria, 1.36 trilionë lekë borxh publik
13 Korrik, 2025

Borxhi publik i Shqipërisë ka arritur në afro 1.36 trilionë lekë. Kjo është shifra që qeveria i detyrohet subjekteve të...

Lexo më shumë

UNESCO i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin

UNESCO i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin
13 Korrik, 2025

Komiteti për Trashëgiminë Botërore i UNESCO-s, në mbledhjen e 47-të në Paris, miratoi një amendament të propozuar nga përfaqësuesit maqedonas,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com