Kandidatët e Enkelejd Alibeajt ka nisur tërheqjen nga gara për zgjedhjet lokale të 14 majit. Pasi Alibeaj deklaroi se ka rreth 20 kandidatë për kryetar Bashkie, nga lista e tij u tërhoqën katër prej tyre.
Nga gara e 14 majit janë tërhequr katër kandidat, Sandër Marku në Lezhë, Genc Doçi në Kurbi, Gjergji Gjata në Korçë dhe Bujar Vreto në Librazhd.
Shkak i tërheqjes së tyre është lista e kandidatëve për anëtarë të këshillave bashkiak. Kandidatët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre në renditjen e emrave, ndërsa theksoj se nuk janë vlerësuar nga PD e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.
Edhe kandidati i Vorës Ibrahim Bruka, nuk është regjistruar në KQZ. Ai është shprehur se nuk ka mundur të regjistrohet për arsye familjare.
Gjatë konferencës për mediat Alibeaj u pyet për tërheqjen e kandidatëve, por nuk dha asnjë shpjegim.