Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpëtimi i Credit Suisse zgjidhje e mirë por që bart edhe rreziqe

2023/03/21 at 9:01 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shpëtimi i Credit Suisse zgjidhje e mirë por që bart edhe rreziqe

Banka zvicerane Credit Suisse, e cila gjendet para falimentimit, u shpëtua nga rivali i saj kryesor UBS si dhe një kredi prej 100 miliardë frangash nga SNB. Por ky vendim bart edhe rreziqe.


Banka zvicerane Credit Suisse, e cila gjendet në krizë të thellë, tani për tani është shpëtuar – falë rivalit të saj kryesor bankës UBS. Kjo parandaloi kolapsin e pakontrolluar të kësaj banke. Por bashkimi i dy bankave bart edhe rreziqe të shumta.

Presidenti federal zviceran Alain Berset e quajti shpëtimin një “zgjidhje shumë të fortë”. UBS do të marrë bankën Credit Suisse për tre miliardë franga. Është një njoftim që mund të ketë pasoja afatgjatë, tha Berset. Si për bankat e mëdha zvicerane, por edhe për stabilitetin e mjedisit financiar zviceran, për individët privatë si dhe për kompanitë që kanë nevojë për burime financiare nga bankat, pra që kanë nevojë për kredi.

Por kjo është e rëndësishme edhe për stabilitetin e sistemit financiar ndërkombëtar. “Një kolaps i pakontrolluar i Credit Suisse do të kishte pasoja të paparashikueshme për Zvicrën dhe botën financiare ndërkombëtare”, theksoi presidenti federal. “Ne duhet të bëjmë gjithçka për të shmangur një krizë me përamasa të gjera financiare”.

Kredia prej 100 miliardë frangash

Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB) e ka mbështetur bashkimin e dy prej bankave më të mëdha të Zvicrës duke u dhënë atyre një hua prej 100 miliardë franga për të ndihmuar likiditetin e bankave.

Përveç kësaj, qeveria zvicerane i ka dhënë bankës UBS një garanci me vlerë prej nëntë miliardë frangash. Qeveria shprehu keqardhjen që banka Credit Suisse nuk ishte në gjendje të shpëtonte nga vështirësitë në të cilat kishte rënë, tha ministrja zvicerane e Financave Karin Keller-Suter.

Fuzioni duhet të sjellë stabilitet në treg?

Marrja e Credit Suisse nga banka rivale UBS është “zgjidhje shtetërore”, theksoi ministrja. Por çdo zgjidhje tjetër do të rezultonte në një krizë financiare, shton ajo. “Rënia e një banke që është e rëndësishme për sistemin global do të shkaktonte probleme të mëdha për ekonominë kombëtare zvicerane, por mund të shkaktojë krizë edhe në shkallë globale”, thotë ministrja Keller-Suter.

Zvicrës iu desh të merrte përgjegjësinë që i takon edhe përtej kufijve të vendit. “Qeveria është e bindur se marrja e Credit Suisse nga UBS do të krijojë një bazë për stabilitet më të madh – si në Zvicër ashtu edhe ndërkombëtarisht,” tha Keller-Suter.

Mbështetje nga liberalët, kritika nga socialdemokratët

Është një vendim historik. Marrja nga UBS i jep fund traditës 167-vjeçare të Credit Suisse. Gazeta Neue Zürcher Zeitung e quajti vendimin “përmbysjen më të madhe ekonomike dhe politike në Zvicër që nga shpëtimi i bankës UBS në 2008 dhe shpëtimi i linjës ajrore kombëtare zvicerane Swissair në 2001”.

Prandaj reagimet në politikën zvicerane ndaj aksionit të shpëtimit të Credit Suisse ishin të ndryshme. Partia liberale FDP e vlerësoi atë. Marrja ishte e nevojshme për të hequr dëmet nga Zvicra si bazë financiare dhe ekonomike, thonë liberalët.

Ndërsa bashkëkryetari i Partisë Socialdemokrate të Zvicrës, Cédric Wermuth, shprehu zemërimin në Twitter, duke argumentuar se asgjë nuk kishte ndryshuar që nga kriza financiare e vitit 2008. I gjithë sistemi financiar është “i sëmurë dhe absurd” dhe tani shteti duhet të ndërhyjë sërish për të shpëtuar bankën, thotë ai.

“Zgjidhja më e mirë…”

Sigurisht që tani mund të ankohemi dhe të thuhet, se gjërat kanë mundur të bëhen ndryshe në vitet e kaluara, thotë ekonomisti Thorsten Hens, zëvendësdrejtor i Institutit për Banka dhe Financa në Universitetin e Cyrihut. Por duke pasur parasysh vështirësitë në të cilat ndodhet kjo bankë, kjo është tani zgjidhja më e mirë, thotë ai.

Është gjithashtu e qartë se marrja e Credit Suisse nga UBS në Zvicër krijon një bankë të re gjigante, një bankë tepër të madhe “e cila nuk mund të lejohet të falimentojë”. Dhe kjo do të thotë rreziqe krejtësisht të reja për Zvicrën, shpjegon ekonomisti Hens. Ekziston një kompani e madhe, Samsung, e cila në thelb përcakton politikën në fund. (Credit Suisse përdor aplikacionin Samsung Pay për pagesa pa para, shpjegim i redaktorit).

Duhet të jeni të kujdesshëm, sepse “nëse keni një kompani kaq të madhe, kush mund ta shpëtojë UBS në fund”, paralajmëron Hens. Atëherë mund të ketë vetëm nacionalizim të saj, sepse nuk ka asnjë bankë tjetër që mund të marrë përfundimisht një gjigant kaq të madh, thotë ekonomisti i Universitetit të Cyrihut, Thorsten Hens./DW

 

 

 

Etiketa: Credit SuisseshpetimUBS


Ju sugjerojmë

Incident gjatë finales së NBA, Trump fishkëllehet nga tifozët: Ishin brohoritje
Bota

Incident gjatë finales së NBA, Trump fishkëllehet nga tifozët: Ishin brohoritje

9 Qershor, 2026 9:36 am
Rusia godet rajonin e Kharkivit në Ukrainë, katër viktima dhe dhjetë të plagosur
Bota

Rusia godet rajonin e Kharkivit në Ukrainë, katër viktima dhe dhjetë të plagosur

9 Qershor, 2026 9:33 am
Kili/Autoritetet kapin 100 ton kokainë dhe ketaminë të destinuar për tregun evropian
Bota

Kili/Autoritetet kapin 100 ton kokainë dhe ketaminë të destinuar për tregun evropian

9 Qershor, 2026 9:30 am
Në një vit 33 mijë të rinj më pak, shtohen të moshuarit mbi 85 vjeç
Aktualitet

Në një vit 33 mijë të rinj më pak, shtohen të moshuarit mbi 85 vjeç

9 Qershor, 2026 8:48 am
Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
Bota

Trump ndal Netanyahu-n: Izraeli anulon sulmin masiv ndaj Iranit

9 Qershor, 2026 8:39 am
Trump: Vendet e NATO nuk kanë bërë asgjë për të ndihmuar SHBA-të
Bota

Marrëveshja me Iranin, Trump: Jemi në fazat e fundit

9 Qershor, 2026 8:32 am
Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
Kronikë

Aksioni i policisë në Vlorë, pranga 5 personave

9 Qershor, 2026 8:30 am
Aksident në Kaninë, një viktimë dhe tre të plagosur
Kronikë

Aksident në Kaninë, një viktimë dhe tre të plagosur

9 Qershor, 2026 8:27 am
Provimet e Maturës Shtetërore,mbahet të martën testimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë
Aktualitet

Provimet e Maturës Shtetërore,mbahet të martën testimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë

9 Qershor, 2026 8:25 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

9 Qershor, 2026 8:24 am
Para
Xi Jinping në Moskë, kryeministri japonez vizitë sot në Kiev!

Xi Jinping në Moskë, kryeministri japonez vizitë sot në Kiev!

Tiranë/41-vjeçari kërcënon me kallashnikov familjen, ndërhyn policia

Tiranë/41-vjeçari kërcënon me kallashnikov familjen, ndërhyn policia

Amazon shkurton edhe 9000 vende të tjera pune

Amazon shkurton edhe 9000 vende të tjera pune
















TE FUNDIT

Incident gjatë finales së NBA, Trump fishkëllehet nga tifozët: Ishin brohoritje

Incident gjatë finales së NBA, Trump fishkëllehet nga tifozët: Ishin brohoritje
9 Qershor, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump u përball me fishkëllima të forta nga një pjesë e tifozëve në Madison Square Garden, pasi...

Lexo më shumë

Rusia godet rajonin e Kharkivit në Ukrainë, katër viktima dhe dhjetë të plagosur

Rusia godet rajonin e Kharkivit në Ukrainë, katër viktima dhe dhjetë të plagosur
9 Qershor, 2026

Katër persona u vranë dhe dhjetë të tjerë u plagosën nga bombardimet ruse në rajonin Kharkiv të Ukrainës verilindore, njoftuan...

Lexo më shumë

Kili/Autoritetet kapin 100 ton kokainë dhe ketaminë të destinuar për tregun evropian

Kili/Autoritetet kapin 100 ton kokainë dhe ketaminë të destinuar për tregun evropian
9 Qershor, 2026

Autoritetet kiliane kanë sekuestruar më shumë se 100 ton drogë të fshehur në dërgesa druri me destinacion Evropën, njoftoi dje...

Lexo më shumë

Në një vit 33 mijë të rinj më pak, shtohen të moshuarit mbi 85 vjeç

Në një vit 33 mijë të rinj më pak, shtohen të moshuarit mbi 85 vjeç
9 Qershor, 2026

Vendi ka hyrë në një spirale tkurrje dhe plakje të shpejtë të popullsisë, ku çdo vit po shkakton ndryshime të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}