Ka shkuar në 93 numri i personave të helmuar në Bulqizë. Banorët të cilët janë shfaqur shenja helmimi janë nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve.
Mësohet se në qytetin e vjetër të Bulqizës, janë marrë disa kampione uji të cilat janë dërguar në laboratorin e Tiranës.
Ndërkohë, punonjësit e Shendetit Publik po informojnë qytetarët e Bulqizës që të mos konsumojnë ujin e çezmës.
Më herët, ish-deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi u shpreh se Prokuroria duhet të nis hetimet, për të vënë para drejtësisë personat përgjegjës./Opinion.al E.Xh