Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

9 ushqimet me efekte medicinale

2016/02/19 at 11:15 AM
në -Shëndeti
Kohë leximi: 3 min
A A
9 ushqimet me efekte medicinale

Ushqimi është ilaçi numër një i natyrës. Perime, fruta, karbohidrate dhe proteina të caktuara ofrojnë përfitime të veçanta shëndetësore, pa dhënë disa nga efektet anësore të pakëndshme që japin ilaçet që marrim nga mjeku.


1. Lakra e kuqe
Lakra e kuqe është plot me antioksidantë dhe ka veti anti-inflamatore. Ngjyra e tyre e purpurt e thellë lidhet me përqendrimin e lartë të polifenoleve anthocianin, të cilat janë komponime të bimëve që nxisin shëndetin e zemrës, funksionin njohës dhe shëndetin e trurit, ndërsa ndihmojnë edhe në lidhje me kolesterolin.

2. Rrushi i kuq
Mund të keni dëgjuar se vera e kuqe dhe rrushi i kuq përmbajnë resveratrol, i cili është cilësuar si një element që bën çudira kundër plakjes. Por ka edhe më tepër. Është vërejtur se resveratroli ndikon për të pasur zemër të shëndetshme dhe ndihmon në reduktimin e stresit oksidativ, në inflamacionin e enëve të gjakut dhe në parandalimin e agregimit të trombociteve.

3. Kungulli
Jo vetëm që është i përkryer për t’u konsumuar, por disa lloje të tij mbajnë larg gripin dhe të ftohtin. Kungulli dimëror përmban vitaminë A, e cila është e nevojshme për funksionimin e duhur të shikimit, prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, si dhe për të forcuar sistemin imunitar. Mangësitë në vitaminën A janë të lidhura me imunitet të dobësuar të trupit dhe më shumë sëmundje infektive. Mënyra më e mirë për të shijuar kungullin e dimrit është ta gatuani me yndyrna të shëndetshme, të tilla si vaji i kokosit ose vaji i ullirit.

4. Lakër Brukseli
Vuani nga dhimbje që lidhen me një dëmtim që mund të keni pësuar kohëve të fundit? Konsumoni lakër Brukseli, për të marrë vitaminë K. Vitamina K është një yndyrë thelbësore vitaminë e zgjidhshme, e nevojshme për të marrë veten në rastin e ndonjë lëndimi, për shëndetin e kockave dhe për parandalimin e kalcifikimit në arterie.

5. Farat e shegës
Jo vetëm që janë të shijshme dhe të bukura, por farat e shegës janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i antioksidantëve. Farat e shegës përmbajë 2-3 herë më tepër antioksidantë se çaji i gjelbër dhe vera e kuqe, që do të thotë se ndihmojnë për të mbajtur qelizat e pastra.

6. Qepët pranverore
Ju gërvisht fyti apo i keni hundët e zëna? Shtoni pak qepë në supë, në sallatë, në çajin e xhenxhefilit ose në petullat me patate. Qepët ndihmojnë trupin të largojë toksinat. Ato janë antivirale dhe antibakteriale.

7. Hudhra
Hudhra është një tjetër bimë, që ka veti antivirale dhe antibakteriale. Në mjekësinë kineze ajo është përdorur për të larguar toksina dhe për të vrarë parazitë, si dhe për të reduktuar ënjtje në trup. Ka veç të tjerave veti antibakteriale, antifungale, antioksidante dhe antivirale.

8. Kastravecët
Në mjekësinë kineze, kastravecët janë të njohur për aftësi të jashtëzakonshme shëruese. Ata largojnë toksina, pastrojnë gjakun, forcojnë zemrën, bëjnë mirë për zorrët dhe mushkëritë etj. Ata janë të mirë për t’u ngrënë në qoftë se keni ënjtje në duar apo në këmbët, ose në qoftë se keni infeksion të fshikëzës.

9. Farat e lulediellit
Ashtu si farat e shegës, farat e lulediellit kanë veti të shumta dhe mund të shtohen në ushqimin tuaj, në bollgur, në sallata apo në biskota etj. Ato kanë shumë kalcium dhe magnez dhe shpesh janë përshkruar në mjekësinë kineze se kanë aftësinë për të hequr qafe skuqjen.



Ju sugjerojmë

Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh
-Shëndeti

Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh

30 Maj, 2025 11:58 am
Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”
-Shëndeti

Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”

29 Maj, 2025 2:59 pm
40% e popullsisë mbi 18 vjeç me hipertension
-Shëndeti

40% e popullsisë mbi 18 vjeç me hipertension

26 Maj, 2025 8:19 pm
Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë
-Jetë dhe Stil

Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë

24 Maj, 2025 11:07 am
Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës
-Shëndeti

Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës

23 Maj, 2025 8:59 pm
“Faktor ndikues, stili i jetesës” / Mjekët: 5% e fëmijëve të prekur nga astma
-Shëndeti

“Faktor ndikues, stili i jetesës” / Mjekët: 5% e fëmijëve të prekur nga astma

6 Maj, 2025 3:50 pm
Fryrja e organizmit nga grumbullimi i lëngjeve, si të humbisni peshën e tepërt
-Shëndeti

Fryrja e organizmit nga grumbullimi i lëngjeve, si të humbisni peshën e tepërt

26 Prill, 2025 8:10 pm
“Reumatizma shkon deri tek organet”, mjekja tregon simptomat
-Shëndeti

“Reumatizma shkon deri tek organet”, mjekja tregon simptomat

23 Prill, 2025 2:19 pm
Udhëzimi i ri, si do gjurmohen produktet ushqimore që nga 1 janari 2026
-Shëndeti

Udhëzimi i ri, si do gjurmohen produktet ushqimore që nga 1 janari 2026

21 Prill, 2025 8:21 am
Recetat tradicionale të pashkëve, ja çfarë gatuhet më së shumti në këto ditë feste
-Shëndeti

Recetat tradicionale të pashkëve, ja çfarë gatuhet më së shumti në këto ditë feste

20 Prill, 2025 4:57 pm
Para
Foto/ Kameleoni nën presion

Foto/ Kameleoni nën presion

Video/ Rrëzimi i helikopterit në Hawaii, SHBA.

Video/ Rrëzimi i helikopterit në Hawaii, SHBA.

Shikoni këto foto të mrekullueshme të Londrës

Shikoni këto foto të mrekullueshme të Londrës

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë rusë

Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë rusë
1 Qershor, 2025

Ukriana tha se ka sulmuar bombarduesit rusë me rreze të gjatë veprimi, që kanë kapacitete bërthamore, në disa baza ajrore...

Lexo më shumë

Kanabisi me postë/ Shqipëria jo vetëm pritëse, por edhe tranzit

Kanabisi me postë/ Shqipëria jo vetëm pritëse, por edhe tranzit
1 Qershor, 2025

Shqipëria jo vetëm vend “pritës” i kanabisit laboratorik që trafikohet përmes postës, por edhe tranzit për ta futur në Europë....

Lexo më shumë

Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani

Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani
1 Qershor, 2025

Një zjarr që shpërtheu gjatë natës në një spital për të moshuar në Hamburg të Gjermanisë ka lënë të vdekur...

Lexo më shumë

Vlora “magnet” për investitorët e huaj,ekspertët:Çmimet do të kenë tendencë rritëse

Vlora “magnet” për investitorët e huaj,ekspertët:Çmimet do të kenë tendencë rritëse
1 Qershor, 2025

Në një artikull të fundit, revista prestigjioze amerikane Forbes e renditi Vlorën në krye të 5 destinacioneve më tërheqëse në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com