Kreu i shtetit, Bajram Begaj, ka uruar akademikun, Rexhep Qosja, me rastin e 87-vjetorit të tij.
Në një postim në rrjetet sociale, presidenti Begaj shprehet se Profesor Qosja është një pasuri kombëtare e mendimit.
“Shumë urime për ditëlindje Akademikut Rexhep Qosja!Profesor Qosja është një pasuri kombëtare e mendimit të cilin e ka shprehur me shqipen plot elegancë në krijimtarinë e tij shkencore, historike, letrare, artistike dhe publicistike.Jetë të gjatë e të lumtur Profesor!”-shkruan Bajram Begaj.