Policia Rrugore e Durrësit ka bërë bilancin e muajit dhjetor dhe njofton se janë arrestuar 8 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 5 të tjerë.
Mësohet se janë vendosur gjithsej masa 1683 administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, përfshirë drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe shkelje të tjera.
“• Tejkalim shpejtësie: 760 masa
• Mosvendosje e rripit të sigurimit: 108 masa
• Mosmbajtje e kaskës mbrojtëse: 25 masa
• Përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit: 75 masa
• Drejtim i mjetit në gjendje të dehur: 5 masa
• Parakalim i gabuar: 39 masa
• Ndalim/qëndrim i gabuar: 518 masa
• Mungesë siguracioni: 6 masa
• Shkelje të tjera të Kodit Rrugor: 286 masa
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në akset kryesore dhe zonat e banuara, duke ndërmarrë masa konkrete për të minimizuar incidentet dhe për të garantuar sigurinë në qarkullim”, njofton policia.
Policia Rrugore do të vijojë të jetë e pranishme në çdo aks të qarkut për të parandaluar aksidentet dhe për të garantuar rendin e sigurinë rrugore.