Me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë, kryetari i PD, Lulzim Basha ka bërë homazhe në memorialin e një prej themeluesve të kësaj partie, Azem Hajdari.
“Mendimi më shkon tek Azem Hajdari i pavdekshëm, tek ata qindra e mijëra të rinj të Dhjetorit 1990. Jeta i ka përplasur shumë prej tyre mes vështirësive dhe zhgënjimeve, disa nuk janë më në Shqipëri, disa nuk janë më mes nesh. Por ajo që ata bënë do të kujtohet e nderohet përherë”, ka komentuar Basha vizitën në profilin e tij në Facebook.