Duket se meshkujt nuk janë të vetmit të cilët humbasin “rrugën e drejtë”. Sondazhi i agjencisë “Coffe and Company”, krye mbi 3000 persona dhe 20% e femrave kanë rrëfyer se e kanë tradhtuar partnerin e tyre, kundër vetëm 9% të meshkujve.
Për emocion të fortë
Pasja e një të dashuri (përveç të fejuarit), eliminon stresin. Doktoresha Weil thotë se femra sfidon veten e saj; ajo dëshiron të shohë nëse arrin të qëndrojë me këmbën në dy këpucë dhe të menaxhojë situatën.
Për të kënaqur egon
Edhe në këtë rast, gjithçka vjen nga mungesa e vëmendjes nga ana e partnerit. Eksperti i marrëdhënieve, Ruth Meyers, thekson se një i dashur plus e bën një femër të ndihet seksi, sepse natyra e saj është e ndërtuar në mënyrë të tillë ku komplimentet që i referohen duhet të jenë të shpeshta.
Për “fluturat” në bark
Magjia në fillim të çdo marrëdhënieje është mbresëlënëse, ndaj dhe femrat janë më të prirura për të shkuar drejt saj kur e ndiejnë të nevojshme. Ato nuk duan që t’ju mungojë kjo lloj magjie. Ndaj nëse partneri aktual nuk e kupton këtë gjë, ato me siguri shkojnë te një tjetër.
Për t’u kapur në flagrancë
Kur një grua dëshiron të lërë burrin e saj, sidomos nëse çifti ka fëmijë, ajo shpeshherë ajo tradhton për t’u zbuluar. Dhe kështu, një mashkull, zor se do ta falë bashkëshorten e tij: Houston këtë lloj tradhtie e quan “marrëdhënie daljeje”.
Prej mërzisë
Femra mund të tradhtojë edhe sepse jeta e saj është e pakënaqshme ose më keq, e mërzitshme. Në sondazhin e iVillage, 80% e femrave të intervistuara ka deklaruar se, jeta e tyre seksuale është e parashikueshme. Ashtu si meshkujt, edhe femrat dëshirojnë të kryejnë marrëdhënie seksuale të shpeshta, ose të eksperimentojnë gjëra të ndryshme.
Prej vetmisë
Kur një burrë dhe një grua nuk kanë asgjë të përbashkët, gruaja mund të gjejë kënaqësi te një tjetër mashkull, apo te një shok i besuar. Por problemi më pas është që ai shumë lehtë mund të bëhet i dashuri i saj. Weil thotë se tradhtia heq vetminë.
Duan të ringjallin të kaluarën
Të pasurit një histori me një ish nuk do të thotë medoemos dashuri. Më shumë, mund të tregojë një periudhë të jetës që nuk është më, rininë e shkuar, të qenët të lumtura dhe tërheqëse. Pra edhe nostalgjia i shtyn femrat drejtë tradhtisë.
Për një eksperiencë afër vdekjes
Nëse një grua merr vesh se jeta e saj do të jetë e shkurtër (për shkak të një sëmundjeje), ajo fillon ta vërë në diskutim jetën e saj. Dhe kjo e bën të vetëdijshme fatkeqësisht për vdekjen. Nëse partneri i saj nuk është edhe aq prezent në jetën e saj, kalimi drejt aktit të tradhtisë bëhet shumë i shpejtë.
Për vëmendje ose aventurë
Një grua do që vlerat e saj të njihet gjithmonë nga mashkulli që ka pranë, thotë doktoresha Weil. Nëse nuk ndodh kështu, femra këtë njohje do ta kërkojë te një mashkull tjetër. Ose, nëse mërzitet prej marrëdhënies monotone ajo do të hidhet në krahët e një “djali të keq”.