Raportimi i fundit Hurriyet thotë se 754 anëtarë të forcave të armatosura turke janë arrestuar për përfshirje në grusht-shtet.
Ministri i Drejtësisë i Turqisë, Bekir Bozdağ, ka bërë të ditur se një total prej 754, kryesisht oficerë ushtarakë, janë arrestuar mbi akuzat për përpjekje për grusht shteti.
Ky numër është dyfishuar nga shifra që e dha Ministria e Brendshme turke duke thënë se 336 oficierë janë arrestuar.
Po ashtu 29 kolonelë dhe katër gjeneralë ishin larguar nga postet e tyre.