Një 70-vjeçar nga Çekia ka humbur jetën duke fluturuar me parashutë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 të ditës së sotme, ai dyshohet se pësoi arrest kardiak dhe për pasojë humbi kontrollin mbi parashutën.
Ai ka rënë në vendin e quajtur “Përroi i Palasës”, ku ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al