Djali nga Japonia, i cili u ndëshkua nga prindërit e tij duke e lënë vetëm në një pyll, i ka thënë babait se e ka falur për veprimin.
Yamato Tanooka, i cili qëndroi gjashtë ditë vetëm dhe pa ngrënë, i është drejtuar të atit: “Ti je një baba i mirë, unë të fal”.
Ndërkohë babai i 7-vjeçarit, Takayuki, i cili e ndëshkoi të birin pasi hodhi gurë gjatë një shëtitjeje, është shprehur: “I thashë atij se babi bëri që ai të kalonte një periudhë shumë të keqe. Me vjen keq”, raporton lajmi.net.
Prindërit e lanë të miturin vetëm për disa minuta, por kur janë kthyer për ta marrë ai nuk ishte në vendin që e kishin lënë. Si pasojë, policia nisi kërkimet dhe pas gjashtë ditësh ai u gjet në pyllin e rrezikshëm. Vogëlushi ishte shumë i uritur.