Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

7 shpikje për të cilat “u detyrohemi” nazistëve

2016/06/10 at 3:20 PM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
7 shpikje për të cilat “u detyrohemi” nazistëve

Që nga Fanta tek kompjuteri i parë, që nga Volkswagen tek karburanti sintetik: disa prej shpikjeve të lindura në Gjermaninë naziste përdoren edhe sot


VOLKSWAGEN

vw

Pas goditjes shkatërrimtare të krizës së vitit 1929, Hitleri ishte i vendosur që të mbështeste konsumin e klasës së mesme, dhe në mënyrë të veçantë të motorizonte edhe gjermanët më të varfër. Fyhreri ngarkoi në vitin 1937, inxhinierin Ferdinand Porsche që të themelonte në Wolfsburg, stabilimentin që do të prodhonte Volkswagen, “veturat e popullit”. Që nga viti 1938 e deri në fundin e luftës, prodhimi i automjeteve u konvertua nga civil, në ushtarak, për të rifilluar menjëherë pas fundit të konfliktit me prodhimin e makinës së famshme.

FANTA

2

Kur, në vitin 1940, Coca­Cola u ndalua nga Rajhu për shkak të ndërprerjes së shkëmbimeve tregtare me SHBA, përgjegjësi gjerman i agjencisë amerikane vendosi të gjejë një alternativë “gjermanike” për pijen e gazuar më të famshme në botë. Zgjidhja? Një pije me bazë qumështi dhe marmelatë molle, përbërës që gjendeshin lehtësisht në Gjermani. U desh një seancë shumë intensive vramendjesh për t’i gjetur një emër të përshtatshëm shpikjes, por me dëshirën e fortë për të gjetur fantazinë, ndodhi që edhe pija të pagëzohej pikërisht “Fanta”.Për të arritur shijen e agrumeve që njohim ne, u desh të pritej viti 1955. Në atë vit, në stabilimentin e Fantas në Napoli, thuhet se një farë Matarazzo i shtoi edhe portokall recetës origjinale. Bëhet fjalë pra për një shpikje të Gjermanisë naziste, jo tamam të nazistëve.

 

Z1, KOMPJUTERI I PARE

3

Në vitin 1937, inxhinieri Konrad Zuse projektoi dhe ndërtoi (në shtëpinë e prindërve) makinën e parë llogaritëse elektronike, një paraardhëse e kompjuterëve modernë. E ushqyer me energji elektromekanike dhe me një njësi llogaritjesh me numra të kodifikuar në binarë, makina e programueshme e Zuses ishte në gjendje të zgjidhte operacione të gjatë matematikorë në një kohë të shkurtër, duke iu dashur vetëm një sekondë për një cikël llogaritjesh. Z1 kryente zbritje, mbledhje, pjesëtime dhe shumëzime sipas udhëzimeve të transmetuar përmes një sistemi skedash. Konrad Zuse nuk ishte asnjëherë pjesë e partisë naziste.

RAKETAT PER TE SHKUAR NE HENE

4

Inxhinieri Verner von Braun ishte një prej mendjeve më brilante të Rajhut të Tretë, dhe jo vetëm. Studimet dhe shpikjet e tij në fushën luftarake, sidomos ajo e raketave balistike V­2, i shërbyen shumë edhe NASA­s që i përdori për të zhvilluar raketat e para për eksplorimin e hapësirës. Në fund të konfliktit, von Braun nisi të punojë për agjencinë hapësinore amerikane dhe drejtoi projektimin e Saturn V, raketën me disa faza, dhe më të madhen që është realizuar ndonjëherë. Saturn V u përdor në programet hapësinorë Apollo dhe Skylab.

SERBATORET E BENZINES

5

Gjatë luftës, ishte një nevojë e madhe depozitimi i karburantit për ushtrinë gjermane. Kështu, në vitin 1936, kompania Eisenverke Mueller & Co iu fut punës për të projektuar dhe realizuar bidonë specialë prej 20 litrash, të destinuar për të ruajtur benzinën e nevojshme për aviacionin dhe të tjerë mjete të nazistëve. Siç kërkohej nga HItleri, në korrik 1937 nisi prodhimi në seri i këtyre serbatorëve rezistencë prej çeliku që përdoren edhe sot.

KARBURANTET SINTETIKE

6

Në vijim të vështirësive në sigurimin e karburantit për shkak të embargos tregtare, Gjermania nisi të prodhojë naftë sintetike në sasi të mëdha. Në të vërtetë, procesi i konvertimit të karbonit në karburant ishte patentuar që në 1913 nga shpikësi i tij, gjermani Frederik Bergius. Por ishte në vitet pas luftës së dytë që ky zbulim u shfrytëzua dhe përsos me të vërtetë: procesi Bergius u përdor në fakt nga Gjermania naziste për të prodhuar në sasi të mëdha derviatet kryesorë të naftës, ose benzinën dhe vajin, që u përdorën për të furnizuar mjetet e ushtrisë.

AVIONI REAKTIV

7

Patenta e parë e një avioni të tillë u mor në vitin 1929 nga projektuesi, anglezi Frank Uitlle, por ai nuk gjeti asnjë industri të gatshme ta realizonte.

Kështu i pari avion që hyri në shërbim ishte 15 vjet më vonë, “Messerschmitt Me.163B Komet”. Avioni ishte rezultat i punës së Alexander Lippisch, ekspert i avionëve pa motorr dhe Helmuth Valter, realizues i motorrit të parë me karburant të lëngshëm. Mund të ngjitej deri në 10 mijë metra në 150 sekonda dhe të arrinte 900 km/orë, por autonomia e tij me fuqi të plotë ishte vetëm dhjetë minuta. Takimi i parë me bombarduesit e aleatëve ndodhi në 28 korrik 1944, dhe Komet ishte i jashtëzakonshëm: personelit të armatimit të B­17 i duhej kohë të rrotullonte “frëngjinë”./ Bota.al



Ju sugjerojmë

‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision
kulture

‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision

14 Maj, 2025 6:53 pm
Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani
Rajoni

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

14 Maj, 2025 6:26 pm
Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave
Politikë

Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave

14 Maj, 2025 6:20 pm
Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi
Bota

Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi

14 Maj, 2025 6:04 pm
“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!
Aktualitet

“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!

14 Maj, 2025 5:40 pm
Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec, ja cili kandidat kryeson
Politikë

Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec, ja cili kandidat kryeson

14 Maj, 2025 5:32 pm
Berisha: Do ndalojmë me ligj veprimtarinë e fondacionit Soros në Shqipëri
Kryesore

Rezultati i zgjedhjeve, Berisha mbledh sonte drejtuesit politikë të qarqeve

14 Maj, 2025 5:22 pm
Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin
Politikë

Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin

14 Maj, 2025 5:15 pm
Çfarë pritet pas marrëveshjes për tarifat mes SHBA e Kinës?
Bota

Çfarë pritet pas marrëveshjes për tarifat mes SHBA e Kinës?

14 Maj, 2025 5:07 pm
Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën
Rajoni

Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën

14 Maj, 2025 4:47 pm
Para
Franca 2016/ Kosova, ekipi i tretë

Franca 2016/ Kosova, ekipi i tretë

MOMMY TUCK, transformimi i nënave moderne. Vetëm në Spitalin Amerikan!

MOMMY TUCK, transformimi i nënave moderne. Vetëm në Spitalin Amerikan!

Shkodër, Topalli bojkton Palokën, nuk shkon në analizë

Paloka: Lapsusi i Kuvendit? Nuk kemi besim, ishte urdhër i Ramës

Please login to join discussion















TE FUNDIT

‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision

‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision
14 Maj, 2025

“Zjerm” dhe Shkodra Elektronike ndezën emocionet dhe krenarinë shqiptare në zemër të Zvicrës, në Bazel, duke e çuar Shqipërinë në...

Lexo më shumë

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani
14 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka mbërritur në Prishtinë të mërkurën pasdite, dhe është pritur në një takim nga...

Lexo më shumë

Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave

Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave
14 Maj, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka përditësuar pasditen e sotme shifrat nga procesi i numërimit të votave...

Lexo më shumë

Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi

Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi
14 Maj, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur sërish gatishmëri për t’u ndaluar në Turqi gjatë turneut të tij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com