Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

7 Marsi/ Veliaj letër urimi mësuesve nga burgu: Padyshim që do të vij i ndershëm, kemi ende shumë punë të mira për të bërë

2025/03/07 at 10:31 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
7 Marsi/ Veliaj letër urimi mësuesve nga burgu: Padyshim që do të vij i ndershëm, kemi ende shumë punë të mira për të bërë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nga qelia u ka dërguar një letër të gjithë mësuesve, duke i falënderuar për kontributin e tyre ndër vite.

Përmes një letre, Veliaj siguron se do të rikthehet për të vijuar punën e nisur, teksa thotë se transformimi i sistemit arsimor do të vazhdojë edhe më tej.

“Të dashur mësues,

Ja ku erdhi 7 Marsi dhe pavarësisht vendit ku ndodhem, s’mund të rrija pa ju uruar Gëzuar Ditën e Mësuesit, ndonëse do të kisha dashur që, këto fjalë zemre, t’ua shkruaja, si çdo vit, nga zyra ime, në krye të punëve të qytetit.

Vite më parë, Pjetër Arbnori, me një shkrim imcak mbi fletë cigaresh, që i nxori fshehurazi nga burgu, i shkroi nënës: “Ti mos u mërzit se unë do të vij e ti do të më pritësh shëndosh e mirë. E randësishme asht se unë do të vij i ndershëm në shtëpi…”

Me të njëjtat fjalë dua t’ju drejtohem edhe unë, Ju “nënave” të dyta, siç ju kemi konsideruar gjithnjë. Padyshim që do të vij i ndershëm, se kemi ende shumë punë për të bërë. Se janë të mira punët që kemi nisur, kemi bërë e do të bëjmë akoma, ndaj s’ka pengesë të na ndalojë për t’i çuar deri në fund.

Mësuesit e mi, mësuesit tanë, mësuesit e brezave, duke u përulur si gjithnjë para Jush, duke nderuar përpjekjet, mundin, punën tuaj të paçmuar, nga këtu ku jam padrejtësisht, ju shoh nëpër korridoret, klasat, laboratorët, bibliotekat, palestrat plot dritë dielli të shkollave që së bashku i bëmë për Ju dhe nxënësit që udhëhiqni drejt jetës. Përfytyroj ndjesinë pozitive që krijojnë 45 shkollat e reja e të shumta, si dita me natën, me ato brenda të cilave ju është dashur të jepni mësim më parë. Njëherësh ju premtoj se do të vijojmë me më shumë shkolla të reja. Se planet i kemi bërë për t’i përmbushur.

Ka hyrë sakaq një vit i rëndësishëm për kryeqytetin.

Me votë unanime, na është vënë kurora e Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut 2025. Na është vënë pas kurorave të tjera, që i kemi mbajtur me dinjitet; pas provave që kemi dhënë, pas sukseseve që kemi dëshmuar, pas punëve të mira që i kemi bërë bashkë.

Pengesat janë bërë për t’u kapërcyer! Ju vetë i edukoni fëmijët me besime të tilla. Ju, krijuesit e qytetarëve të denjë të së nesërmes, gjë për të cilën meritoni veç mirënjohje. Krenar që ju kam qëndruar në krah, duke ju ofruar mbështetjen për përmbushjen e misionit tuaj. Krenar, teksa ju uroj festën, dëshiroj t’ju dëshmoj mbështetjen e përhershme edhe në vazhdim.

Gëzuar 7 marsin” thekson Veliaj.

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Zgjedhjet në 11 Maj/ “294,155 kërkesa për regjistrim nga diaspora”, Celibashi: Tirana, qarku me % më të lartë të kërkesave të miratuara

Zgjedhjet në 11 Maj/ “294,155 kërkesa për regjistrim nga diaspora”, Celibashi: Tirana, qarku me % më të lartë të kërkesave të miratuara

Përfshihet nga flakët biznesi në Pogradec

Përfshihet nga flakët biznesi në Pogradec

Zgjedhjet në 11 Maj/ “294,155 kërkesa për regjistrim nga diaspora”, Celibashi: Tirana, qarku me % më të lartë të kërkesave të miratuara

Votat e diasporës/Celibashi: Votuesi më i vjetër 98 vjeç, një tjetër aplikoi 25 herë në platformë

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com